LAJMI I FUNDIT:

Amazon nis shpërndarjen e tabletit të Acer

Amazon nis shpërndarjen e tabletit të Acer

Duke filluar nga 14 Maji, Androidi i ri i Acer “Iconia Tab A101”, i cili ka dalë dy muaj më parë, mund të bilhet edhe përmes internetit. Lajmi është konfirmuar nga Amazon që mundëson shpërndarjen e këtij tableti.

Për të gjitha ata që nuk kanë informacion lidhur me këtë model të Acer, ju kujtojmë se “Iconia Tab A101” ka një ekran 7-inch me prekje me përmasa 1024 x 600, një procesor Tegra 250 Dual Cortex A9, një memorie të intëgruar 8 GB, 512 MB DDR2 RAM, një portë hyrëse për kartë micro SD deri në 32 GB, një kamera ballore 2 mega-piksel e një në pjesën e pasme të tij 5 mega-piksel, teknologjinë 3G, WiFi e Bluetooth .

Çmimi i këtij Androidi 3.0 është 400 paund. / Telegrafi /