LAJMI I FUNDIT:

Amazon lanson dy tablet në Android?

Amazon lanson dy tablet në Android?

Gjatë ditës së djeshme, është thënë se Amazon do të lansojë një spektër të ri të pajisjeve Android, mirëpo që kjo do të ndodhë më vonë gjatë këtij viti.

Tani, duket se Amazon është duke u përgatitur të lansojë pikërisht dy pajisje të reja, përkatësisht dy kompjuterë të ri tablet të cilët janë të koduar me emrat, “Coyote” dhe “Hollywood”.

Sipas një deklarimi të fundit të Amazon, tableti Coyote do të posedojë platformën e NVIDIA, Tegra 2, si dhe procesorin prej dy-bërthamash, ndërsa tableti tjetër, Hollywood do të bazohet në NVIDIA Tegra 3, dhe do të ketë procesor Quad.

Edhe pse ende nuk dihen detajet dhe madhësitë e mundshme të tabletëve të Amazon, pritet që dy modelet të kenë ekran me diagonale prej 10, përkatësisht 7 inç. / Telegrafi /