Ama votën, dua të bëhem i pasur!
Xhipat e zi të mbushur me figurat e përditshme televizive dhe jetës luksoze, sërish do të ja mësyjnë kësaj vjeshte shumë fshatrave dhe zonave që nuk i kanë vizituar prej vitit 2007 ose më shumë. Veturat luksoze do të shkelin kudo, ndërsa “udhëtarët” e tyre do të prekin duar të shumta që vetëm në kësi “vizita” i prekin. Duart e tyre do të preken po ashtu nga shtresa të ndryshme, ndërsa të njëjtat do të presin shirita rrugësh e objektesh që janë përfunduar prej kohësh apo që vetëm kanë filluar.
Në kësi “evenimentesh”, politikanët tanë shndërrohen në “makina të vërteta” të ideve dhe premtimeve nga më të ndryshmet. Premtime që shkojnë deri në parajsë dhe që fjala (nuk mund të bëhet), nuk ekziston në fjalorin e tyre parazgjedhor. Por, fatkeqësisht edhe kësaj radhe politikanët tanë në këto vizita nuk do të shkojnë, për të dërguar dhurata dhe as për të parë cilat janë hallet e njerëzve të Kosovës. Ata do të kërkojnë votën e shtresave të ndryshme sikur më parë. Përderisa idetë dhe premtimet e bëra mbesin vetëm premtime, ndërsa me të drejtë pas vetëm disa muajsh do të shndërrohen në rr…
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen gjatë vjeshtës, përderisa përmirësimet gjatë kësaj periudhe janë simbolike, sërish do të kërkohet vota, sërish do të sajohen premtime nga dhjetëra kandidat të partive të ndryshme. “Sa të jetë populli barkmëdhenjtë nuk tunden”, thoshte një plak një mëngjes në njërin nga televizionet tona. Por, qytetarët e Kosovës duken të lodhur. Vështirësitë vijnë duke u rritur, konkurrencë jo-transparente e punësimit, humbje e vendeve të punës, rritje e varfërisë dhe shumë e shumë probleme të tjera. Nga jeta e dimë që humbja e besimit është një problem i madh, jo vetëm në politikë. Përveç mos-besimit ajo shkakton mos-dëgjueshmëri, injorim dhe hakmarrje. Duket se sistemit premto-mos-realizo i ka humbur shpejtësia . Qytetarët ndihen të anashkaluar dhe se nuk dëshirojnë që askujt të ia japin mundësinë e pasurimit, përderisa vet vazhdojnë të rrëshqasin në varfëri të skajshme.
Në Kosovë, gjen mjek të varfër, mësimdhënës, aktorë dhe profesionist të tjerë, ndërsa nuk mund të gjesh politikanë të varfër. Madje duhet theksuar që shumica prej tyre nuk kanë qenë të tillë por janë bërë në saje të pushtetit dhe “favoreve” që ofron ai. Qytetarët gjithnjë kanë votuar me shpresën se ai apo ky do të merren me hallet e tyre, të lagjes apo fshatit të tyre. Pavarësisht prej këtyre, dihet që dhe në politikë ka njerëz që dëshirojnë punë, dëshirojnë bashkëpunim dhe suksese.
E vërteta është që këta politikanë janë pjesë e një “familje” të komplikuar që quhet parti. Prandaj edhe nëse të lartcekurit vijnë në pushtet është partia (ose klanet në emër të saj), që komandojnë, që bëjnë pushtetin, që përcaktojnë ndarjen e punëve, tenderëve, kontratave të ndryshme dhe deri në punën më të imët. Ky është problemi, qytetari voton partinë me shpresë që ajo do të zgjedhë njerëzit më të mirë. Ndërsa kjo e fundit zgjedhë servilët, të dëgjueshmit, ata që qytetarin dhe interesin e tij, as se kanë pasur dhe as se kanë në “agjendën” e tyre.
Besimi i dhënë nga qytetarët duhet të jetë një obligim i vështirë, ndërsa tek ne pushteti (lexo:besimi i dhënë), është biznesi më i mirë. Kështu duket se qytetari është mërzitur nga premtimet boshe, nga “kontratat” e parealizuara dhe nga monotonia “do të bëhet mirë”.
Një fjalë e popullit thotë; “Tregtari nuk skuqet”, duket se e njëjta vlen dhe për politikanët tanë. Për vite me radhë kërkojnë votën e njerëzve duke i premtuar “mrekullia”, ndërsa vetëm pas disa kohësh të njëjtit do t’i kërkojnë prapë votën, ani pse “mrekullia” nuk shihen askund. Ndryshe motoja e politikanëve në Kosovë tingëllon; “Ama votën, dua të bëhem i pasur”!!!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër