LAJMI I FUNDIT:

Algat e detit shërojnë zemrën pas infarktit

Algat e detit shërojnë zemrën pas infarktit

Lëngu xhelatinoz fituar nga algat e detit së shpejti do të mund të shndërrohej në ilaç për njerëzit me zemër të dëmtuar, pasi të kenë pësuar infarkt.

Në spitalin e Romës “Umberto I” kardiokirurgu prof. Dr. Fabio Miraldi, tashmë njërit prej pacientëve i ka injektuar këtë injeksion të veçantë. Injeksioni ishte injektuar gjatë mesit të muajit gusht, ndërsa që zemra e pacientit ishte shëruar në përgjithësi. Për një muaj e gjysmë ishte kthyer 25% e funksionalitetit të zemrës që tregon shumë qartë në ringjalljen e saj.

Nëse rezultatet e tilla do të jenë po kaq të mira nga gjysma e dytë e vitit të ardhshëm intervenimi me injeksionin me alga deti do të duhej të miratohet për të gjithë të sëmurit në SHBA dhe ata në Evropë. Tashmë në këtë eksperiment janë përfshirë 76 pacientë në pesë qendra spitalore të Italisë.

Evropa ka 12,7 milionë njerëz që kanë pësuar infarkt, e në SHBA çdo vit shpenzohen 39.2 miliardë dollarë në shërimin e tyre. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori