LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo promovon veturën Active Aero Splitter (Video)

Alfa Romeo promovon veturën Active Aero Splitter (Video)

Kompania Alfa Romeo ka publikuar dy video reklamuese në të cilat shfaqet modeli i ri Active Aero Splitter i konceptit Giulia Quadrifoglio.

I dizajnuar me fuqi për performanca më të larta, maska e përparme zgjerohet për t’i ndihmuar veturës që të arrijë potencialin e plotë, transmeton Koha.net.

Në video nuk tregohet asgjë tjetër, por Alfa Romeo tashmë ka konfirmuar se Giulia Quadrifoglio do të ketë motor me gjashtë cilindra me turbo të dyfishtë që zhvillon rreth 510 kuaj fuqi.


Kjo ia ka mundësuar veturës sedan që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 3.9 sekonda.