LAJMI I FUNDIT:

Alergjia nga qumështi

Alergjia nga qumështi

Shkencëtarët njujorkezë, nga Mount Sinai School of Medicine, kanë njoftuar se tre të katërtat e fëmijëve të cilët janë alergjikë në qumështin e lopës, e tolerojnë shumë mirë qumështin e vluar.

Disa proteina specifike në qumësht të cilat i shkaktojnë reaksionet alergjike te fëmijët mund të shkatërrohen plotësisht pasi t’i nënshtrohen temperaturave të larta.

Vetëm një e katërta e fëmijëve kanë qenë alergjik edhe në qumështin e vluar. Te këta fëmijë është gjetur një nivel i lartë i antitrupave kundër kazeinës së qumështit.

Shkencëtarët shpresojnë të bjënë fragmentizimin e këtyre proteinave në prodhimin e disa produkteve të qumështit, me ç’rast fëmijët të cilët janë alergjikë në qumësht të kenë mundësinë t’i konsumojnë ato pa pasur ndonjë reaksion negativ.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori