LAJMI I FUNDIT:

Alarmojnë ekspertët: Po ulet standardi jetësor

Alarmojnë ekspertët: Po ulet standardi jetësor

Dallimet e mëdha në mes të pagave dhe çmimeve të konsumit po bën që standardi jetësor i kosovarëve  të jetë i ulët. Sipas ekspertëve të ekonomisë rritja e inflacionit që nuk po shoqërohet edhe me rritje të pagave, sidomos në sektorin privat  po e zvogëlon fuqinë blerëse të konsumatoreve, e rrjedhimisht kjo e ulë standardin jetësorë.

Eksperti i ekonomisë, Musa Limani, ka thënë për Telegrafin se dallimi në mes të pagave dhe çmimeve është i madh.

Sipas, tij, ky dallim bën që standardi jetësorë të jetë i ulët për kosovarët. “Gjithnjë po vjen duke rënë standardi jetësorë,  pasi pagat mbesin me vite të njëjta, derisa çmimet po rriten. Kjo rritje e çmimeve duke mos rritur edhe pagat rrjedhimisht e zvogëlon edhe fuqinë blerëse të konsumatorëve”, theksoi për Telegrafin profesori universitar i ekonomisë,  Musa Limani.


Sipas tij, shkalla e inflacionit është e madhe, i cili shprehet në përqindjen e shportës jetësore.

“Në Kosovë nuk përcillet inflacioni edhe me ngritjen e pagave, prandaj ekziston një disproporcion i madh ndërmjet  pagave dhe fuqisë reale blerëse te konsumatorët. Kemi çmimet shumë të larta me nivelin e pagave”, tha Limani.

Sipas tij, paga minimale duhet të caktohet nga Qeveria, ku pastaj përcaktohet edhe rritja e pagave që të ndiqet edhe shkalla e inflacionin.

Ndryshe, sipas zyrtarëve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), çmimi i konsumit  për muajt janar- shkurt 2015, vazhdojnë të jenë më të ulët se sa muajt janar-shkurt 2014. “Pra janari i këtij vitit ka qenë për 0.6 për qind më i ulët se janari 2014. Kurse shkurti 2015, është për 0.3 për qind më i ulët se shkurti 2014. Sa i përket lëvizjeve mujore janari 2015 ishte 0.2 për qind më i lartë se dhjetori 2014, ndërsa shkurti për 0.3 për qind më i lartë se janari 2015”, ka thënë për Telegrafin, Hazbije Qeriqi, zëdhënëse e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Por, pavarësisht këtyre trendëve negative ekonomike në vend ASK-ja nuk e llogarit shportën që nga vitit 2002. /L.A/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kalo në kategori