LAJMI I FUNDIT:

Alarmohen familjarët e Damianos dhe Donjetës, dolën nga Big Brother por nuk dinë ku ndodhen

Alarmohen familjarët e Damianos dhe Donjetës, dolën nga Big Brother por nuk dinë ku ndodhen

Papritur ditën e djeshme, dy konkurrentët më të spikatur të Big Brother kanë dalë nga shtëpia, për shkak të dëshirës së Donietës për tu larguar përfundimisht nga ky format.

Donjeta u shpreh se ajo nuk po e përballon më presionin dhe për këtë vendos të dalë nga Big Brother. Në lidhje me vendimin e saj, Damiano është shprehur se kjo nuk është dëshira e tij, por i duhet të respektojë vendimin e Donjetës.

Por çfarë ndodhi pas këtij lajmi? Sipas një burimi pranë JOQ, ka qenë produksioni që i ka eliminuar që të dy pasi ata nuk kanë pranuar që të putheshin në buzë.


Mirëpo në lidhje me këtë situatë plot mister edhe vetë familjarët nuk kanë asnjë informacion dhe janë të shqetësuar se nuk e dinë se ç’po bëhet me ta.

Ndërkohë “revistawho” ka kontaktuar me tezen e Damianos, zonjën Shpresa, e cila ka thënë se është shumë e shqetësuar.

E pashë atë që ndodhi dje dhe nuk më erdhi fare mirë. Unë e kam ndjekur djalin dhe them me bindje se po respektonte lojën. Jo se është djali jonë, por Damiano po bënte lojë shumë të mirë aty. Se ku ndodhen tani nuk dimë asgjë. Nuk kam komunikuar dot me Damianon e as me ndonjë person nga stafi pasi nuk kam një numër fiks për t’u lidhur me ta. Jam në ankth se nuk di as se ku ndodhet djali tani. Nuk di as çfarë duhet të bëj për të shtunën, të vij apo jo në Tiranë që ta pres në studio, pasi nuk kam asnjë informacion nëse do t’i sjellin aty”

Teza Shpresa është pyetur më pas edhe lidhur me Donjetën, nëse ata si familjarë kishin dijeni për historinë e dashurisë së Damianos me të.

Po ishim në dijeni. Unë Donjetën nuk e kam takuar asnjëherë personalisht por e dija që ishin të lidhur. Nuk jemi takuar sepse djali jeton në Suedi e s’kemi pasur rast”

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori