LAJMI I FUNDIT:

Alarmi grek: Drogë e re po vjen nga Shqipëria?

Alarmi grek: Drogë e re po vjen nga Shqipëria?

Policia greke është vënë në alarm për shkak të një droge të re që është duke qarkulluar mes narkomanëve të këtij vendi. Fentanyl quhet medikamenti në fjalë, i cili ka gjetur një përhapje të gjerë kohët e fundit dhe që e ka prejardhjen nga Shqipëria dhe Bullgaria.

Alarmi është dhënë vetëm pak ditë më parë nga Policia Greke, e cila me anë të një njoftimi për shtyp, të shpërndarë në mediat e vendit, kanë dhënë detaje në lidhje me këtë drogë të re, që është duke qarkulluar në sasi disa herë më të madhe se heroina. Lajmi bëhet sot i ditur nga "Gazeta Shqiptare".

Efektet e tij, raportojnë mediat e shtetit fqinj, janë 50 herë më të fuqishme se të heroinës së bardhë dhe se kohët e fundit përdoruesit e drogës preferojnë Fentanylin, pasi është i pastër dhe pa përzierës dhe mund të gjendet me një çmim më të arsyeshëm se heroina.

Fentanyli është një medikament i ligjshëm në vendin tonë, ashtu si në çdo vend të botës, dhe përdoret kryesisht në pacientët që janë të diagnostikuar me kancer dhe janë në fazat më të rënda. Ky medikament nuk rezulton të jetë në përdorim vetëm nga qendrat spitalore në Shqipëri dhe nuk ka shitje të lirë në farmaci. /Telegrafi/