Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur vendimin e presidentit të SHBA Donald Trump që nuk mori pjesë në një ngjarje përkujtimore të shtunën, duke u përballur me kritika të ashpra.
Trump, i cili ishte në Francë për të marrë pjesë në 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, anuloi një vizitë në një varrezë ushtarake amerikane për shkak se po binte shi.
Moti i keq dhe “pamja e shikueshmërisë zero” e helikopterit presidencial, ishin shkaqet e anulimit të vizitës, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.
Udhëheqësit francezë, gjermanë dhe kanadezë morën pjesë në ngjarjet përkujtimore të shtunën.
Megjithatë, Trump nuk pranoi të sjellë një kaos në trafikun e Parisit për një autokolonë me makina të minutës së fundit, thanë zyrtarët e administratës amerikane.
“Presidenti Trump nuk donte të shkaktonte një lloj trafiku të papritur në qytet dhe të bllokonte banorët”, tha sekretarja e shtypit Sarah Sanders, duke vënë në dukje se udhëtimi ishte 96 kilometra në veri-lindje të Parisit.
Trump kaloi shumë kohë të shtunën në rezidencën e ambasadorit amerikan dhe vizitoi një varrezë të SHBA në një periferi të Parisit të dielën.
Kritikët vunë re se si kryeministri kanadez Justin Trudeau kishte udhëtuar 118 milje jashtë Parisit për të marrë pjesë në një ceremoni në shi në një varrezë në Vimy.
Kritika të ashpra erdhën edhe nga ministri britanik i Mbrojtjes, Tobias Ellwood, i në Twitter shkruajti se “shiu nuk i pengoi heronjtë tanë të guximshëm që të bëjnë punën e tyre”.
Komentet e tij u pasuan me një kritik më të ashpër nga Sir Nicholas Soames, nipi I i liderit britanik të kohës së luftës Sir Winston Churchill, shkruan BBC.
Ai shkroi në Twitter se Trump nuk ishte i aftë të përfaqësonte SHBA-në dhe tha se ai ishte një “patetik i papërshtatshëm” duke u justifikuar me motin “për të bërë homazhe për të rënët”.
Presidenti amerikan mori gjithashtu reagime nga amerikanët, siç ishte ish-Sekretari i Shtetit, John Kerry, përcjell javanews.al, i cili tha se “reshjet e shiut” nuk duhet ta ndalnin vizitën e tij.
Ben Rhodes, i cili shërbeu si zëvendës këshilltar i sigurimit kombëtar nën ish-presidentin amerikan Barak Obama, gjithashtu goditi përsëri duke thënë se moti nuk ishte një justifikim.
Një delegacion i zyrtarëve të lartë amerikanë shkoi në vendin e presidentit në Varrezat dhe Përkujtimin amerikan Aisne-Marne, tha Shtëpia e Bardhë.
Presidenti amerikan gjithashtu vendosi të humbasë Forumin e Paqes të Parisit, i cili drejtohet nga homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe filloi të dielën pasdite.
Vitin e kaluar, moti i keq shkaktoi shqetësime të ngjashme të sigurisë të cilat penguan Trump nga vizita në zonën e çmilitarizuar mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni
Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut
Demokratët tregojnë se si do t'i kundërvihen administratës Trump
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin