Filmi policor britanik, “Hiena”, që po shfaqet këto ditë në kinematë e Londrës dhe është mirëpritur nga kritika, është filmi i dytë i regjisorit të ri britanik Gerald Johnson.
E veçanta e këtij filmi është se në të luajnë disa aktorë shqiptarë. Rolin e një prej vëllezërve mafiozë Kabashi e luan Orli Shuke, i biri i aktorit të njohur tek komedia teatrale “Shi në plazh”, të ndjerit Agim Shuke.
Të tjerë janë gruaja e tij, Eri Shuke, në rolin e Nikolës, apo Xhevat Kelmendi nën petkun e vëllait tjetër Kabashi.
"Hiena", një thriller policor, ka në fokus aktivitetin e një ekipi policor anti-drogë në Londër, i drejtuar nga detektivi Michael Logan, i cili ndërmjetëson mes mafias shqiptare dhe asaj turke për të mbyllur marrëveshjet më fitimprurëse në favor të tij.
Ai dhe ekipi i tij janë të korruptuar deri në palcë, duke shijuar intensivisht edhe vetë drogën e kapur dhe madje duke investuar edhe vetë në trafikun e drogës që sillet nga jashtë në Londër.
Por aktiviteti anti-drogë i këtij ekipi komplikohet nga hyrja në skenë e një bande të re shqiptare, të drejtuar nga vëllezërit Kabashi, një brez i ri kriminelesh të dhunshëm, që nuk kursejnë asgjë në metodat e tyre për kontrollimin e këtij biznesi.
Ky prodhim britanik, që trajton jetën e natës në Londër, po ngjall kureshtje të madhe tek publiku britanik, por edhe respekt tek kritikët e filmit. Për këtë film vlerësime ka pasur nga gazetat “The Guardian” apo “Independent”.
Lojën aktoriale të vëllezërve Kabashi kritika britanike e cilëson "një performancë të paharrueshme dhe jashtëzakonisht të besueshme”.
Mbase vlerësimi më i lartë për këtë film vjen nga një regjisor i mirënjohur britanik, i cili thotë: “E kam parë të ardhmen e filmave të krimit dhe ajo është ‘Hiena’”.
“Hiena” hapi festivalin e filmit në Edinburg dhe mori pjesë në atë të Torontos, ndërkohë që ka marrë çmimin si filmi më i mirë në një festival në Spanjë. Ne prill ai shkon në Festivalin e Filmit në Nju Jork. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Orson Wellesi përçmues: Laurence Olivier ishte "budalla", Spencer Tracy "i urryer", Charlie Chaplin "arrogant" ...

ASNJË

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa