LAJMI I FUNDIT:

Dy të lënduar në një aksident në qendër të Prishtinës, reagon Shpend Ahmeti (Foto)

Dy të lënduar në një aksident në qendër të Prishtinës, reagon Shpend Ahmeti (Foto)
Foto: Gent Sejdiu

Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku në Prishtinë.

Në aksidentin i cili ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të Prishtinës janë përfshirë tri vetura.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Lidhur me këtë aksident ka reaguar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se pengesat për antiparking kanë  qenë si shkas që të shpëtojnë dhjetëra jetë.

Ahmeti  ka shkruar më tej se së shpejti komuna do të filloj me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë.

“Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë). Ju njoftojmë se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Foto: Gent Sejdiu