LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Prishtinë, goditet me veturë një vajzë në Prishtinë

Aksident në Prishtinë, goditet me veturë një vajzë në Prishtinë

Një vajzë me inicialet A.Xh 19 vjeçare, ka marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:20, në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident ka qenë e përfshirë një veturë si dhe këmbësorja.


“Në orën 12: 20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën ‘Eqrem Çabej’, në  Prishtinë. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një këmbësore. Lëndime trupore ka pësuar këmbësorja A.Xh 19 vjec, e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq lidhur me rastin po merret Njësiti i trafikut. /Telegrafi/