LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Lezhë

Aksident në Lezhë

Një kalimtar është plagosur rëndë nga një automjet mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës.

50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka qenë duke kaluar rrugën, kur është goditur nga një automjet.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës nga vetë drejtuesi i mjetit, i cili është marrë më pas në pyetje nga policia.

Pas verifikimeve është konkluduar që shkak i aksidentit është bërë kalimi i gabuar i këmbësorit, raporton Shekulli. /Telegrafi/