LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Durrës

Aksident në Durrës

Dy persona janë në gjendje të rëndë, pas një aksidenti automobilistik që ndodhi në orët e vona të mbrëmje së djeshme në aksin Tiranë-Durrës. Në aksident u përfshin tre automjete që udhëtonin në drejtim të Durrësit.

Sipas policisë, Gazmend Gjoka, rreth 27 vjeç dhe Edmond Gjoka, 31 vjeç, të afërm me njeri-tjetrin, po udhëtonin me një autoveturë tip Fiat, kur janë goditur nga dy automjete të tjera tip Benz dhe tip Ford.

Gjendja shëndetësore e drejtuesit të automjetit tip Fiat, Gazmend Gjoka, është e rëndë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Goxhas, 10 km larg qytetit të Durrësit. /Telegrafi/