LAJMI I FUNDIT:

AKP shpërndan mbi 1.3 milion euro për 466 punëtorë

AKP shpërndan mbi 1.3 milion euro për 466 punëtorë

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), pas lëshimit të vendimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me ankesat dhe kundërshtimet e punëtorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore, ka bërë kompletimin e dokumentacionit për shpërndarjen e një pjese të fondeve të 20 përqindëshit edhe për punëtorët e tri ndërmarrjeve shoqërore: “Mekanizimi”, në Prishtinë; “Dardania-Fabrika e farës”, në Klinë, ZR në Pejë dhe “Ramiz Sadiku”, në Prizren.

“Shuma e fondeve që do të shpërndahen është 1 milion e 349 mijë e 896 euro, kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 466 punëtorë të këtyre tri ndërmarrjeve shoqërore”, është thënë në komunikatën për media të AKP-së.

Transferi i këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). “AKP deri më tani në emër të 20 përqindëshit për punëtorët e kualifikueshëm ka bërë shpërndarjen e fondeve te 20 përqindëshit në shumë prej 98 milionë e 749 mijë e 896 euro kurse nga ky proces kanë përfituar rreth 44 mijë ish-punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore”, ëhstë njoftuar nga AKP-ja.


Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20 përqindëshi edhe për një numër tjetër të ndërmarrjeve shoqërore, për të cilat janë krijuar kushte ligjore për shpërndarje, për çka Agjencia do të informojë me kohë ish punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinionin e gjerë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Ekonomi
Kalo në kategori