Ai është gjallë, bashkë me mua
“Ai është gjallë”. Ky është reagimi i natyrshëm i disa nga qytetarët e Kosovës kur e shohin Sali Berishën në televizor, lexojnë për të në gazeta ose dëgjojnë për të në radio. Fjala këtu është për Ibrahim Rugovën. Duket se për këta qytetarë, Sali Berisha është ngjallje e Ibrahim Rugovës.
Tashti, çfarë kanë të përbashkët Sali Berisha nga Shqipëria dhe Ibrahim Rugova nga Kosova? Po më duket që kjo është pakëz si pyetje e tepërt. Ose, mund të dalë të jem i vetmi që nuk e di përgjigjen.
Dua të them, nuk ka lidhje se sa e do populli i Shqipërisë Sali Berishën. Nuk ka lidhje se sa e do populli i Kosovës Sali Berishën, tek i cili, edhe një herë, duket se e gjen mëshirimin e Ibrahim Rugovës. As nuk ka rëndësi pesha e votave për Sali Berishën (ashtu siç nuk kishte për Ibrahim Rugovën). Krejt çka është me rëndësi është se sa ka investuar biznesi në Sali Berishën (sikurse përpara në Ibrahim Rugovën). Biznesi mund ta sjellë Sali Berishën në pushtet (sikurse që e sillte Ibrahim Rugovën) dhe biznesi mund ta heqë Sali Berishën nga pushteti. Ndërkohë, disa nga qytetarët e Kosovës asnjëherë nuk do t’ia falin amerikanëve atë injeksionin vdekjeprurës për Ibrahim Rugovën. Teori e konspiracionit? Nëse them po, do të hy në bela më ata qytetarë kështu që përgjigjen jepeni vet. Ndërkohë, Sali Berisha asnjëherë nuk do të shkojë në shtëpi me votë.
Tutje. Lidhja e Sali Berishës me Ilir Metën është sikurse lidhja e Ibrahim Rugovës me Ramush Haradinajn. I bashkoi biznesi e jo Kosova. Dua të them, dal e ngadalë po na shfaqen teori e pikëpamje të ndryshme për Kosovën, nga të gjithë. Politikanët e shohin ndryshe Kosovën, analistë e publicistë e shohin ndryshe Kosovën. Edhe gazetarët, edhe studentët, edhe bujqit, edhe mjekët, edhe profesorët, edhe arsimtarët, edhe punëtorët e krahut e shohin ndryshe Kosovën. Edhe unë edhe ti e shohim ndryshe Kosovën, apo jo. Secili nga ta i ka teoritë dhe praktikat e veta për zhvillimin e Kosovës.
Kështu, disa mendojnë që Kosova është një terren biznesi ku qytetarët e saj janë konsumatorë (sipas kompanive kinse publike si PTK, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës dhe RTK). Disa të tjerë mendojnë se ata janë pronarë të Kosovës (sipas politikanëve tanë). Disa të tjerë mendojnë se janë fortë të mençur dhe se nuk ka të tjerë në Kosovë si ta, e lëre më mbi ta (sipas Albin Kurtit). Ndërkohë, ka të atillë që mendojnë që gjithçka duhet të jetë e hapur për debat (sipas meje).
Për shembull, askush nuk u bezdisë fort pse Bashkimi Evropian (BE) nuk na i liberalizoi vizat. Tashti, a janë këta të BE-së lavire ose edhe racistë? Nuk e di përgjigjen sepse nuk e kam lexuar Lahutën e Malit. Por, e di që ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, i cili ka gisht në këtë proces, as që e ka ndërmend të jap përgjegjësi e llogari. Për më tepër, ai është i gatshëm të shkoj në Kuvendin e Kosovës të kërkoj përgjegjësi e llogari. Kështu ndodhë vetëm në Kosovën time – njerëzit të cilët duhet të japin përgjegjësi, kërkojnë përgjegjësi.
Sido që të jetë, megjithatë, ndoshta është mirë që s’është më Ibrahim Rugova. Po mendoj, politikisht. Sot, po të ishte ai gjallë, garant do të kërkohej gjak pse Kosovës nuk iu liberalizuan vizat. Kështu siç është, të gjithë jemi të vëmendshëm e të qetë se diku është faji, por jo tek ne.
Kështu, situata vazhdon të jetë e pandryshueshme (ta quaj “geto” po më tingëllon rëndë dhe paksa pakuptueshëm). Kosova vazhdon të jetë vend i lumtur ku askush nuk e di pse. Duket që arsyeja për lumturi është e tepërt. Ose, arsyeja mund të jetë dielli i cili po përvëlon këto ditë. Një diell pas një shiu me bereqet. Një shi i cili do të na qelb nga bereqeti. Bash sikurse unë që vazhdoj të përpëlis diçka nga kiameti i të qenit gjallë në këtë vend. Shpresoj ti të kesh bile ndonjë punë me mend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës