LAJMI I FUNDIT:

Afërdita reagon për “mesazhet romantike” dërguar Agon Amigës

Afërdita reagon për “mesazhet romantike” dërguar Agon Amigës

Pas publikimit të disa mesazheve ku thuhet se janë të shkëmbyera mes reperit Agon Amiga dhe Afërdita Dreshaj, ka reaguar kjo e fundit.

Sipas saj këto biseda të publikuara gjatë ditës së sotme janë të gjitha të fantazuara, transmeton Telegrafi.

“Biseda e publikuar sot mes meje dhe kolegut Agon Amiga, është e gjitha pjellë e fantazisë së sëmurë të disa njerëzve që duan me çdo kusht të dëmtojnë imazhin tim” ,ka shkruar këngëtarja duke shtuar se ajo dhe Agoni kanë vetëm raporte kolegiale dhe shoqërore.


“Dëshiroj ta theksoj edhe njëherë, që unë nuk kam asnjë lidhje, përveç shoqërore me kolegun Agon Amiga. Le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që e kan sajuar”, ka thënë mes tjerash këngëtarja për këtë lajm që sipas saj i ka prishur ditën asaj familjarëve dhe miqve të saj. /Telegrafi/
11880948_10205647472999149_605869533_n