Afaristët në Kosovë jo rrallëherë kopjojnë njëri-tjetrin në profilin e biznesit. Nga mungesa e ideve dhe kreativitetit, në Kosovë janë krijuar biznese me veprimtari të njëjtë dhe shumë afër njëra-tjetrës, thonë përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të ekonomisë në Prishtinë.
Këtë praktikë ata e quajnë të pandershme, pasi që konkurrenca zhvillohet më një numër të vogël të konsumatorëve që nuk janë më shumë se rreth 2 milionë. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, në vend janë të regjistruara 134. 613 ndërmarrje.
Në këto ndërmarrje dominojnë bizneset individuale me rreth 88 për qind.
Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë për Regjistrimin Bizneseve, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Gazmend Mejzini, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon për profilet e subjekteve ekonomike. “Sipas të dhënave që ne i posedojmë, subjektet kryesisht përcaktohen për veprimtari ekonomike, të cilat janë veprimtari shërbyese, veprimtari të tregtisë, qoftë me pakicë apo me shumicë dhe kryesisht bizneset janë të regjistruara në aktivitetin ekonomik të ndërtimeve, në konstruktim”, bën të ditur Mejzini.
Veprimtaritë ekonomike që në Kosovë nuk janë në numër më të madh, shton Mjezini, janë ato prodhuese, derisa tregtia mbetet aktiviteti më i preferuar.
Përfaqësues të bizneseve tregojnë se pos vetëm se ka mungesë të sektorëve të caktuar afaristë që nuk zhvillohen, por ka mungesë të disa produkteve të zakonshme, të cilat shumë lehtë mund të prodhohen edhe në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se shumë herë për produkte mjaft të zakonshme që nuk kanë çmim shumë të lartë, konsumatori i Kosovës detyrohet që të udhëtojë në vendet fqinje që t’i blejë ato. “Shoh një mungesë të kreativitetit të bizneseve, shoh një mungesë të kontaktit me risitë në përgjithësi dhe trendët e zhvillimit të produkteve të tilla nëpër botë, është një mungesë e kontaktit të bizneseve vendore me afaristë jashtë vendit. Konkurrenca zhvillohet shumë shpesh brenda tregjeve shumë të vogla dhe numrit të vogël të konsumatorëve. Kjo konkurrencë e tillë shumë shpesh zhvillohet në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme”, vlerëson Zeka.
Sipas tij, njëra nga arsyet e shuarjes së bizneseve është edhe hapja e bizneseve të ngjashme me ato që tanimë vetëm janë në zhvillim e sipër.
Numri i falimentimit të bizneseve në Kosovë konsiderohet të jetë i madh. Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti sipas të dhënave zyrtare, e kanë shuar biznesin e tyre 652 kompani të ndryshme.
Në anën tjetër, eksperti i çështjeve ekonomike Milazim Abazi thotë për Radion Evropa e Lirë se në mungesë të një strategjie zhvillimore, afaristët në vend kanë krijuar konkurrencë të panevojshme, e cila e ka dëmtuar ekonominë në përgjithësi. “Është e vërtetë se kosovarët e kopjojnë njëri-tjetrin në mungesë të vizionit dhe strategjisë së zhvillimit, gjë që thuhet nëse dikush mbjellë qepë atëherë shumica e kosovarëve mbjellin qepë dhe kështu bëhet një hiper-produkt në atë lëmi. Kemi një hiper-prodhim të qepëve, të patateve e të lëngjeve, derisa në lëmi tjera kemi deficit të madh”, thotë Abazi.
Deficiti tregtar, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2013 arriti në mbi 2 miliardë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos