LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Kabulit rihapet një ditë pas skenave kaotike

Aeroporti i Kabulit rihapet një ditë pas skenave kaotike

Fluturimet ushtarake që evakuojnë diplomatët dhe civilët kanë rifilluar në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit – vetëm një ditë pas skenave kaotike në këtë aeroport.

Të hënën, dhjetëra mijëra afganë u fotografuan duke u përpjekur të iknin, duke u kapur dëshpërimisht pas aeroplanëve që fluturonin.

Pesë persona thuhet se u vranë, megjithëse është e paqartë nëse ata u qëlluan ose u shtypën nga turma gjatë rrëmujës.


Sot, megjithatë, zyrtarët thonë se është një skenë shumë më e qetë.

“Shumë njerëz që ishin këtu dje kanë shkuar në shtëpi”, tha një zyrtar i huaj i sigurisë për Reuters.

Sidoqoftë, Reuters citon dëshmitarë që thonë se të shtëna të herëpashershme ende mund të dëgjohen nga drejtimi i aeroportit.

Fluturimet u pezulluan për pjesën më të madhe të së hënës.

Aeroporti është aktualisht pika e vetme e daljes e hapur për shtetasit e huaj nga Afganistani. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Bosnja
Kalo në kategori