Adresimi i gabuar i tjetërsimit
Kosova gjatë periudhës së pasluftës u përshkua me procese politike, trende kulturore, por edhe me realitete ekonomike e sociale kryesisht të papritura dhe të paparashikuara nga shumica e qytetarëve. Pritjet ishin për më shumë. Idealizmi nacional, vlerat, rimëkëmbja ekonomike si dhe fuqia dhe rëndësia politike e Kosovës u paramenduan të jenë më të theksuara, ndërkohë që doli ndryshe. Një e vërtetë është që Kosova në këtë kohë mori një rrugë të projektimit të shtetësisë (multietniciteti, simbolet, himni, etj.) më ndryshe seç pritej, dhe të instalimit në politikëbërje të formateve multinacionale, me gjasë të projektuara jashtë, dhe jo rastësisht në këtë kohë na shfaqet edhe ideja e kombit të paqenë kosovar. Realiteti kompleks, mbi të gjitha politik, në Kosovë, i modelit të neutralizimit të identitetit nacional shqiptar, mund të shpjegohet nga disa perspektiva. Për disa kjo qe rruga e vetme për ta zënë hapin e vonuar drejt BE-së dhe kombeve të modernizuara. Për disa të tjerë kjo qe as më shumë e as më pak se një projekt antishqiptar, që ka për synim zhbërjen identitare dhe kulturore të etnosit shqiptar në Kosovë, dhe rrjedhimisht është e pafalshme. Cila do nga këto interpretime të ketë arsye, prapëseprapë gjetja e arsyeve nuk e zhbëri realitetin e krijuar jashtë perceptimit etno-nacional të shumicës shqiptare që Kosova të merr trajtën e një shteti multietnik.
Shembujt nga historia e sh(për)faqjes së nacionalizmit përbëjnë një realitet kompleks. Në botë pati kryesisht dy modele të projektimit dhe manifestimit nacional, shtetëror dhe politik. E para ka të bëjë me idenë e kombit etnik që mbështetet në etnicitet, prejardhje, racë, kulturë, gjuhë ose fe të përbashkët të njerëzve që jetojnë brenda një territori duke formuar kështu shtet-kombin e bazuar në origjinën kolektive (shembulli i Gjermanisë). Tjetri ka të bëjë me idenë e kombit qytetar që mbështetet në perceptimin kolektivizmit të tyre si fat të përbashkët për të jetuar brenda atij territori, pavarësisht origjinës, racës, etnicitetit, është gjithëpërfshirje në identitetin qytetar të të gjithë njerëzve dhe grupeve etnike që jetojnë brenda tij (p.sh. modeli i Francës dhe Italisë), për të cilët vlen barabartë nënshtrueshmëria ndaj ligjit brenda atij territori. Implikime të kësaj mendësie mes njërit dhe tjetrit format shtetformues dhe “kombformues” pati edhe në rastin e Kosovës, “rast” dhe proces ky që pa mëdyshje qe edhe pjesë e agjendës ndërkombëtare-perëndimore ndaj saj, rrjedhimisht u mundësua modeli aktual. Por ç’e do që interpretimi i realitetit politik multietnik kosovar nganjëherë provohet të bëhet edhe në logjikën e paragjykimit, dezinformimit dhe subjektivizmit. Gjykuar nga kjo anë, pati edhe zëra që “valën e tjetërsimit” të ri të shqiptarëve të Kosovës duan ta kërkojnë në adresa të gabuara të linjës historike, kushtëzimit historik “pushtues” osman dhe me ngarkesa të keqdefinimit kulturor dhe qytetërimor.
Njëra nga “ndodhitë” që ndezi përplasje debatuese dhe mediatike në Kosovë, në rrafshin e kësaj politike denacionaliste, ishte edhe ndryshimi i Emblemës së Komunës së Prizrenit, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ndërkohë që pati disa intepretime për nismën në fjalë, pati zëra të atillë që këtë ta shpjegojnë si proces të qëllimshëm të denacionaliz(i)mit shqiptar, sakaq pati edhe të atillë që thanë se kjo ka të bëjë me zbatimin e natyrshëm të logjikës së formatit politik funksional në Kosovë, asaj të multietnicitetit. Në rastin e parë, nga dikush u provua që “nisma” e “minoritetit turk” si bartëse e “fajit historik” dhe e finesave të “Perandorisë së errët Osmane” për ndryshimin e Emblemës të jetë tendencioze me bazë në urrejtje nacionale. Nga referime të tilla dalin disa kundërthënie: a) Kërkesa për rishqyrtimin e Emblemës së Lidhjes së Prizrenit që është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nuk është bërë nga “një komunitet pakicë”, por nga dy komunitetete pakicë, ai turk dhe ai boshnjak; b) Kërkesa e inicuesve të procesit në fjalë, doli që nuk ka pasur fare të bëjë me ndryshimin e figurës së Emblemës së Lidhjes së Prizrenit, por vetëm me respektimin e shumëgjuhësisë, duke i shtuar Emblemës ekzistuese emrin e komunës në turqisht dhe boshnjakisht. Qëndrimi i tyre erdhi pas një fushate kundërshtimesh, më shumë mediatike, ndaj tyre, ndërkohë që ata sqaruan: “…kërkesa jonë bazohet në faktin se brenda emblemës komunale duhet të qëndrojë Lidhja e Prizrenit, dhe në rreth të shkruhet komuna edhe në gjuhët turke dhe boshnjake.
Ne asnjëherë nuk kemi qenë kundër zgjidhjes që në emblemë të jetë i pranishëm simboli i Lidhjes së Prizrenit. Duhet ta sqarojmë njëherë e përgjithmonë: Ne nuk jemi kundër Lidhjes së Prizrenit!”. Në realitet, në bazë të të dhënave historike, del që Lidhja e Prizrenit nuk ishte kundërshtim ndaj Perandorisë Osmane, përkundrazi ishte mobilizim për kundërshti ndaj aneksimit të tokave brenda Perandorisë Osmane, konkretisht Kosovës. Në këtë mënyrë, në bazë të nënshkrimeve në dokumentet e Lidhjes së Prizrenit, pjesëmarrës në të, përveç shumicës shqiptare ishin edhe përfaqësues nga komunitetet pakicë, turq dhe boshnjakë. Prandaj ekziston një arsye qenësore që ata të mos e kundërshtojnë Emblemën. Jo rastësisht, përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Prizren që e iniciuan këtë proces në Gjykatën Kushtetuese u shprehën se “…komunitetet joshumicë e ndjejnë rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike dhe janë të vetëdijshëm se në mesin e pjesëmarrësve ka pasur edhe përfaqësues të boshnjakëve dhe etnive të tjera”.
Atëherë kush e ndryshoi dhe pse u ndryshua embelma? Komunitetet që kërkuan dygjuhësi-plus në atë emblemë, konform ligjit apo një “dorë” e mistershme? Qëndrime të tilla jorealiste janë të prira që në mungesë të qartësimit dhe saktësimit të çështjeve, të prodhojnë një “fajtor”, pati apo s’pati ai ndërlidhje logjike dhe shpjeguese me “fajin” përkatës. Nga sa pamë kjo nuk qe rrjedhojë e asnjërit komunitet, ngase kërkesa ishte ndryshe, dhe me që kërkesa e tillë u iniciua nga dy komunitete, atëherë cili komunitet qenka fajtor për “mjegullën tonë të pafundme” dhe “gjumin shekullor”? Paragjykimi për “fajin historik” bën që misteri i vendimit për ndryshimin e emblemës të kërkohet në adresë të gabueshme, duke iu shmangur edhe dyshimeve për kamuflime të qëllimshme politike. Nëse kërkesa për Emblemën ka pasur të bëjë vetëm me respektimin e një dygjuhësie-plus, atëherë kjo ka qenë kërkesë konform kushtetutës sonë, që krahas gjuhës shqipe dhe angleze, ajo të përfaqësojë edhe komunitetet pakicë, e në këtë mënyrë “faji” nuk është te iniciuesit nga minoritetet, por “faji” është te infrastruktura juridike që mundëson, ligjëson dhe legjitimon kërkesën e tyre.
Madje shfaqet e çuditshme pse disa nga elaborimet mbi çështjen e ngritur i referohen kryekëput kundërshtisë ndaj turqve dhe Turqisë, nisur jo nga faktet e mirëqena dhe realiteti kulturor e historik, por nga simptoma e dogmatizimit interpretues të një pjese të rëndësishme të historisë shqiptare, asaj të Perandorisë Osmane, periudhë e cila ende pret shumëçka të reflektojë përmes burimeve arkivore dhe historiografike. Kundërshti të tilla në ato qasje munguan ndaj “shenjtërimit” të pakicës serbe me gjithë “kulturën”, “trashëgiminë” dhe “të drejtat” e mitizuara të tyre, çka shpërfaq orientimin dogmatik të tyre ndaj një etniteti. Nëse bashkëjetesa, kultura dhe dija që i ngriti shqiptarët brenda një qytetërimi llogaritet si shkatërrim, atëherë do të duhej që gjenocidin serb ta quajmë paqe. Në kohën e Perandorisë Osmane, shqiptarët u shkolluan në qendrën e Perandorisë, privilegj të cilin shqiptarët e gëzuan më shumë se kushdo tjetër, në saje të të cilit i njohu mbarë bota (Shih: Sami Frashëri, “Personalitetet shqiptare në Kamus Al-a’lam”, Logos-A, Shkup, 2002). Emrat e shqiptarëve të mëdhenj në veprat e artit, arkitekturës, letërsisë, në të gjitha shkencat tjera dhe në udhëheqje përjetojnë lulëzim pikërësht në periudhën osmane. Shumë prej tyre opusin e vlerave që buroi nga qytetërimi i kohës së tyre ata e patën të inkorporuar në tërë vizionin e tyre jetësor, kombëtar, letrar dhe artistik. Botëkuptimi mohues ndaj këtij rendi progresiv i përket një interpretimi të tejkaluar të realitetit historik që nuk ka bazë historiografike, por vetëm prapavijë dogmatike.
Prandaj dalja jashtë kësaj linje të interepretimit ekskluzivisht “të zi” e dogmatik të historisë në sytë e dikujt mund të tingëllojë si e papranueshme. Ndërsa burimet e literaturës, veçmas dokumentet arkivore sigurojnë një mbështetje historiografike për jetën, rendin, bashkëjetesën, dijen, arsimin, kulturën dhe aspekte tjera qytetërimore që u jetësuan tek popujt që gjendeshin brenda Perandorisë Osmane e me theks të veçantë nga shqiptarët. Model i vetërealizimit qytetërimor, shkollar, vleror dhe nacional në vatrën e Perandorisë Osmane është Sami Frashëri, emri të cilit admirohet dhe përmendet me pietet si një personalitet me sens enciklopedik. Shembuj të tillë, nga Samiu, Naimi, Pashko Vasa e Ismail Qemajli dhe shumë mendimtarë, udhëheqës e rilindës të tjerë është e mbushur përplot e kaluara jonë. Ata u shkolluan, kontribuuan dhe qenë pjesë e modelit qytetërimor osman, duke afirmuar kujdesshëm, me vëmendje e përkushtim indentitetin nacional shqiptar.
Meqenëse urrejtjet nacionaliste janë të destinuara të “trashëgohen” ndër breza dhe të nguliten në etno-psikologjinë nacionaliste, po të kishte “luftë pesëqindvjeçare” mes shqiptarëve dhe turqve, kjo do të pamundësonte përgjithmonë ndërlidhjen, integrimin dhe jetën paqësore mes dy popujve në periudhat e mëpastajme si p.sh. të sa e sa shqiptarëve në Turqi edhe sot e kësaj dite, ndërsa realiteti flet edhe për një tejintegrim. Po ashtu trashëgimi i asaj “urrejtjeje” do të pamundësonte të shfaqej një gatishmëri e flaktë e shtetit turk për të qenë pranë Kosovës dhe Shqipërisë, me nisma, përkrahje dhe bashkëpunime të nivelit të lartë në planin e zhvillimit ekonomik e të jetë modeli më i shkëlqyeshëm i miqësisë. Po ashtu roli dhe gatishmëria e Turqisë ndaj shqiptarëve u tregua edhe më 1997 kur ishte pikërisht shteti turk ai që i doli në ballë rrezikut grek ndaj Shqipërisë. Roli i saj në intervenimin e trupave të NATO-s në Kosovë, po ashtu është për t’u vlerësuar, e deri te njohja e Kosovës si shtet, ndër vendet e para menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë.
Logjika që nënvlerëson harmoninë dhe pluralizmin në kohën e Perandorisë Osmane, mund të mos e pëlqejë modelin qytetërimor të saj për arsye botëkuptimore, por jo të mohojë ekzistencën burimore të artit, poezisë, kulturës, arsimit, administratës dhe infrastrukturës e edhe të afirmimit shqiptar. Çështja është të mos krijohen modele të panevojshme të mitizimit nacionalist antiosman me prapavijë botëkuptimore të manipulimit historiografik. Modeli i afirmimit shqiptar s’ka nevojë të jetë rrjedhojë e dogmatiz(i)mit antiosman, ngase po të ishte ashtu s’do të kishim në letërsinë tonë një krijimtari të bujshme letrare që përshkruhet si letërsi e bejtexhinjve, me filozofi, botëkuptim, ndërtim dhe estetikë të veçantë, as krijimtari në fusha tjera të dijes dhe shkolla e institucione arsimore dhe kulturore të themeluara nga mendimtarë e rilindas, personalitete të larta shqiptare që ditën të jenë aktivë në linjën kohore dhe qytetërimore si në rrafshin nacional ashtu edhe në atë tejnacional që sot e kësaj dite shërbejnë si model progresi për neve, shqiptarëve. Prandaj, adresën e tjetërsimit duhet kërkuar, gjetur dhe shpjeguar në kuadër të fakteve të mirëqena dhe kornizave të arsyeshme analitike, sociologjike, historike dhe politike.
(Autori është tudent i shkallës master, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Sociologjisë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin