LAJMI I FUNDIT:

Acidet Omega-3 kundër degjenerimit makular senil

Acidet Omega-3 kundër degjenerimit makular senil

Një studim i ri sugjeron se rritja e konsumimit të acideve omega-3 yndyrore, mund të zvogëlojë prirjen e zhvillimit të ‘degjenerimit makular senil’- shkaktarit kryesor të humbjes së shikimit te personat e moshuar.

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Johns Hopkins gjatë një viti kanë përcjellë ushqimin e konsumuar te 2.391 pjesëmarrës në studim, të moshave ndërmjet 65 dhe 84 vjeçare.

Rezultatet kanë treguar se ‘degjenerimi makular senil’ është shumë e shpeshtë te njerëzit të cilët konsumojnë shumë pak peshk dhe shumë pak ushqime të tjera që përmbajnë acide omega-3 yndyrore.

Shkencëtarët pohojnë se studimet e mëparshme kanë treguar prani të përqendrimit të lartë të acideve omega-3 yndyrore në retinën e syrit.


Ndërkaq, eksperimentet me kafshë kanë treguar se acidet omega-3 yndyrore zvogëlojnë dukshëm rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve tjera të syrit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori