LAJMI I FUNDIT:

Academic Constructivist Center – qendra e parë konstruktiviste ku aplikohen metodat bashkëkohore të mësimdhënies

Academic Constructivist Center – qendra e parë konstruktiviste ku aplikohen metodat bashkëkohore të mësimdhënies

Academic Constructivist Center është iniciuar nga një grup i vogël profesionistësh por me motiv të madh që studentët kosovarë të kenë një vend ku trajtohen denjësisht dhe marrin udhëzime akademike të domosdoshme.

Ata ndajnë me ne 2 parimet mbi të cilat kjo qendër konstruktiviste mbështetet:

– Sigurimi i një ambienti mësimor stimulues dhe me kushte ideale për çdo student
– Qasja konstruktiviste studenti në qendër, kurse trajneri: udhërrëfyes dhe bashkëpunues

Studentët të cilët kanë qenë pjesë e trajnimeve në këtë qendër shprehen se janë ndarë të impresionuar nga eksperienca e cila iu është ofruar dhe nga fakti se sa me lehtësi kanë arritur suksesin e synuar. Ajo që e bënë këtë qendër tejet të veçantë është qasja krejtësisht moderne e trajnerëve.

Në çdo orë mësimore, trajnerët janë të obliguar të ndjekin planprogramin trajnues i cili është i ndërtuar në baza të metodave konstruktiviste të mësimdhënies – kjo teori e cila e vë studentin në qendër dhe që stimulon potencialin kreativ në vazhdimësi dhe në maksimum.

ACC Prishtina kandidatët aftësohen plotësisht për të perceptuar dhe zotëruar shkathtësitë themelore akademike, të cilat atyre iu shërbejnë gjatë tërë jetës si dhe ua lehtësojnë kryerjen e obligimeve akademike pa sforcim.

Trajnerët dhe studentët ngushtë bashkëveprojnë gjatë tërë procesit të mësimit, proces ky i cili në një qendër konstruktiviste nuk ka se si të jetë i mërzitshëm apo jo frytdhënës.

“Që nga orët e para, e kam kuptuar sa të rëndësishme janë këto mësime. Gjatë trajnimit tim kam mësuar shkathtësitë akademike por edhe për jetën në përgjithësi. Si përfundim, kjo eksperiencë mbetet e paharrueshme për mu”, thotë Ndriqim Raci.

Trajnerët e kësaj qendre me entuziazëm deklarojnë se si për ta, përmbushja më e madhe profesionale është progresi i studentëve dhe ngazëllimi që studentët ndjejnë kur kuptojnë se bota akademike dhe sidomos gjuha akademike është në fakt një aventurë e cila ia vlen të eksplorohet dhe nga e cila nuk duhet pasur frikë.

ACC studentët trajnohen që të marrin pikët maksimale në testet ndërkombëtare si: TOEFL, IELTS, SAT etj, si dhe aftësohen për të menduar dhe vepruar në mënyrë akademike. Është lajm jashtëzakonisht i mirë dhe shpresëdhënës të shohim se profesionistët e rinj shqiptarë sjellin eksperiencat e tyre ndërkombëtare në Kosovë dhe ua dedikojnë karrierën e tyre studentëve tanë – të cilët dëshp’rimisht kanë nevojë për një vatër të tille jo-konvencionale mësimi.

Artikull i sponzorizuar