LAJMI I FUNDIT:

Abuzimi i marihuanës dhe infarkti i zemrës dhe trurit

Abuzimi i marihuanës dhe infarkti i zemrës dhe trurit

Shkencëtarët kanë gjetur receptorët kanabinoidë në shumë organe, përfshirë edhe trurin, zemrën, mëlçinë, veshkat dhe shpretkën.

Burimi: Molecular Psychiatry

Efektet e dëmshme afatgjatë të marihuanës përfshijnë edhe rrezikun për infarkt të miokardit dhe goditjes në tru, si shtesë e çrregullimit të kujtesës dhe mësimit. Substanca aktive e marihuanës, e quajtur delta-9- tetrahydrocannabinol, besohet se i shkakton këto efekte duke u lidhur me receptorët kanabinoidë të lokalizuar në tipat e caktuara të qelizave të organeve të ndryshme. Shkencëtarët kanë gjetur receptorët kanabinoidë në shumë organe, përfshirë edhe trurin, zemrën, mëlçinë, veshkat dhe shpretkën.

Në këtë studim, shkencëtarët kanë hulumtuar nëse përdorimi i vazhdueshëm i marihuanës mund të shoqërohet me ndryshimet në proteinat e gjakut, me qëllim që të verifikojnë nëse anomalitë në proteinat e identifikuara mund të kenë lidhshmëri me efektet tjera anësore të marihuanës. Studimi është realizuar me analizimin e 18 përdoruesve të fuqishëm të marihuanës dhe 24 vullnetarëve jo përdorues. Personat me gjendje të rënda shëndetësore, siç janë çrregullimet psikiatrike, hipertensioni, dëmtimi i kokës, HIV-pozitivët, të varurit nga alkooli dhe përdoruesit e drogave tjera, ishin përjashtuar nga ky studim. Proteinat e gjakut ishin matur te të dy grupet, te vullnetarët jo përdorues dhe te përdoruesit e marihuanës, duke përdorur një metodë të re e cila ka potencial të identifikojë proteinat e reja të shënjestruara. Kështu është treguar se apolipoproteina C-III (apoC-III) ishte shumë e rritur te personat të cilët abuzonin me marihuanën.


ApoC-III është pjesë e familjes së proteinave të cilat ndërveprojnë me lipoidet dhe u ndihmojnë atyre të hyjnë dhe të dalin nga qeliza. ApoC-III është e përfshirë në transportimin e triglicerideve dhe pengon zbërthimin e tyre. Rritja e nivelit të apoC-III në gjak ndodh paralelisht me rritjen e nivelit të triglicerideve. Edhe pse ende nuk dihet se si rritet niveli i apoC-III te përdoruesit e fuqishëm të marihuanës, kjo proteinë mund të jetë pikërisht arsyeja pse disa nga përdoruesit e fuqishëm të marihuanës janë të rrezikuar nga infarkti i zemrës dhe goditja në tru. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori