LAJMI I FUNDIT:

Abrashi takon një delegacion nga CDU e Gjermanisë

Abrashi takon një delegacion nga CDU e Gjermanisë

Ministri Arban Abrashi, priti sot në një takim nënkryetarin e CDU, Burghandt Fȕlling nga Longenburg, RF e Gjermanisë, Landi NRW.

Ky delegacion me një grup investitorësh gjermanë po qëndron në Kosovë për të parë mundësitë e bashkëpunimit mes të dy vendeve. Delegacioni gjerman shoqërohej nga kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Ministri Abrashi para miqve gjermanë shpalosi prioritetet e MPMS-së. Ai tha se prioriteti numër një i ministrisë mbetet punësimi i të rinjve dhe në këtë fushë ai ka potencuar se Ministria e Punës është duke aplikuar praktikat më të mira.


“Njëra nga praktikat më të mira që ka rezultuar e suksesshme dhe me interes për punëkërkuesit dhe bizneset, është subvencionimi i pagave dhe vetëpunësimi i të rinjve. Hulumtimet tona kanë identifikuar disa sektorë ku mund të inkuadrohen të rinjtë tanë, si: përpunimi i drurit, metaleve, produktet ushqimore, tekstilet, si dhe sektori i teknologjisë informative”, tha ai.

Ndërkaq, Burghandt Fȕl ling nga Gjermania u shpreh i kënaqur me mënyrën e menaxhimit dhe hapat konkretë të ndërmarrë nga Ministria e Punës. Ai tha se së bashku me kryetarin e Podujevës, z. Agim Veliu, janë duke shqyrtuar ndërtimin e një platforme për të evidentuar nevojat dhe mundësitë e bashkëpunimit të të dy vendeve.

“Ne po studiojmë nevojat e tregut të punës, sidomos me bizneset mesatare të cilat kanë nevojë për punëtorë. Qëllimi ynë është që t’i trajnojmë të rinjtë për nevojat e bizneseve tona”, tha Burghandt Fȕlling, kryetari Bashkisë Velberdt dhe nënkryetar i CDU-së për Longenburg, NRË.

Me këtë rast Abrashi ka falënderuar miqtë nga Gjermania për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për vendin tonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori