LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Është rritur numri i vendeve të lira të punës

Abrashi: Është rritur numri i vendeve të lira të punës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Arban Abrashi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka folur lidhur me një raport që e ka realizuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet me temën ku janë bërë gjetje për papunësinë, standardin e jetesës dhe perceptimet e qytetarëve për shtetin social.

Ky raport ka nxjerr se qytetarët kanë frikë të paraqesin formën se si janë punësuar ndërsa 25 për qind e të anketuarve janë shprehur se kanë frikë se do të mbesin të papunë derisa nuk kanë miq në pozita të caktuar.

Abrashi tha se ky percepsion ekziston vërtetë por duhet të punohet që të ndryshohet.


“Ekziston, nuk duhet ta fshehim këtë percepsion se shumë njerëz mendojnë se vetëm me të njohur fitohet vendi i punës por ne duhet të ndryshojmë këtë realitet”.

Ai gjithashtu tha se grafikoni i vendeve të lira të punës është rritur ndër vite.

“Grafikoni i vendeve të lira të punës, në 2014 ishin 6600 vende derisa në vitin 2015 ishin 11500 ndërsa këtë vit kemi target së paku 15.000 vende të reja të punës”.

Abrashi tha se ideja e vendeve të lira të punës është që të kthehert besimi tek zyret e punësimit që njerëzit përmes këtyre kanaleve të punësohen.

Ai tha se Ministria që ai udhëheqë ka reaguar në disa kategori.

“Urgjente kanë qenë kategoritë sociale, kemi instaluar një softuer dhe kemi shikuar se ata që përfitojnë nga skema sociale mos po përfitojnë në mënyra të tjera dhe kemi pastruar këtë list, kemi kursyer 5 milionë euro”.

“Sot ka familje që merr asistencë sociale në kesh deri në 150 euro dhe ka mundësi punësimi, kemi reaguar te pensionistët, janë shumë atraktive në raport me regjionin”.

Ai tha se po punohet që gjërat të ndryshojnë për të mirë në shumë kategori të qytetarëve të Kosovës.

“Kemi reguar me veteranë dhe skema të tjera, jemi në lëvizje dhe po ndryshojmë, problemi është shumë më kompleks”.

Në fund, ai foli edhe për numrin e atyre që janë të papunë dhe kërkojnë punë duke thënë se është shqetësuese numri i atyre që janë me shkollim fillor.

“Shqetësimi më i madh është 80.000 persona që kërkojnë punë janë me shkollë fillore ose të pakualifikuar dhe ka edhe probleme të tjera. Sot kemi mijëra vende të lira në Call Center, është më mirë që një i ri të mësojë gjuhë të huaj dhe të ketë një vend pune, ose të studiojë diçka që nuk përputhet me kërkesat e tregut”, tha ai.