Abetarja festive…
Zambaku i bardhë i Prizrenit u skuq pak, ngase nuk arriti të jetë lule e kryeqytetit shpirtëror të bashkimit të shqiptarëve, pikërisht në promovimin e Abetares së njësuar, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryeqyteti shpirtëror i idealit kombëtar të bashkimit të shqiptarëve, Prizreni, për promovimin e abetares së përbashkët kishte harruar t’i ftojë përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës. Pra, nuk ishte ai Prizren që mblidhte dikur krerët e viseve shqiptare për të mbajtur ndonjë Kuvend, për t’i bërë nder 100 vjetorit të pavarësisë, për të cilin ne sot rrahim gjoks e krenohemi pa fund.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, me plisin e bardhë mbi kokë, simbolin e identifikimit të shqiptarëve, tha me gojën plot se “Abetarja e përbashkët është kryevepër e dijes, që i dhurohet kombit shqiptar”!, Ndërkaq, homologu i tij Hashim Thaqi nuk la pa përmendur se “sot po promovojmë Abetaren e përbashkët. Kjo është fitore për të gjithë shqiptarët, që mund ta arrijë vetëm një popull i qytetëruar”.
Përpiluesit e Abetares së njësuar Shqipëri-Kosovë nuk ngurruan të thonë se një abetare e tillë do t’ju ofrohet dhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë në diasporë, por jo edhe fëmijëve shqiptarë të cilët jetojnë matanë gardhit politik me Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Qarqe të ndryshme intelektualësh nga viset etnike shqiptare shprehin hezitim, nëse shkollat e tyre, në nismën e mbarë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, mund ta përdorin Abetaren për nxënësit e tyre.
Kjo ndjenjë zhgënjimi përcillet që nga viti 2009, kur me një vendim absurd në Maqedoni e në Serbi, u hoqën Abetaret dhe në vend të tyre u lejuan Librat e Leximit për nxënësit e klasave të para të shkollave fillore.
Bile, shqiptarët e Luginës së Preshevës, përmes Këshillit Nacional, vitin e kaluar shkuan akoma më larg, duke e zëvendësuar Abetaren e dikurshme me një Abetare të financuar nga Shqipëria, e të mbështetur nga Ministria e Arsimit të Serbisë. Mirëpo, pa simbolin historik të shqiptarëve, Flamurin Kombëtar.
Prishtina zyrtare në vend se të krijoj lehtësira për bashkëkombësit e saj në Luginën e Preshevës, ajo mjerisht mbanë të gjallë tarifat doganore për ta dhe si duket së shpejti do të aplikoj regjimin e vizave po qe se Serbia hyn në radhën e atyre shteteve që i ka caktuar Kosova për vënien e regjimit të vizave. Pastaj, Kosova nuk po i heq kuotat për pranimin e studentëve nga Lugina e Preshevës në Universitetin e Prishtinës; nuk i bie ndër mend të krijoj dyshtetësi për shqiptarët e krahut të saj lindor – sikur se kanë serbet e krahut verior – por shkon edhe nxjerr Abetare e cila kush e di se kur do të zbatohet për nxënësit e shkollave shqipe në Luginë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-11-780x439.jpg)
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re