LAJMI I FUNDIT:

​Abdixhiku: Qeveria në vend të zgjidhjes së problemeve ofron përçarje e konflikt social

​Abdixhiku: Qeveria në vend të zgjidhjes së problemeve ofron përçarje e konflikt social

Lidhja Demokratike e Kosovës, në kuadër të ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, ka vazhduar sot takimet me struktura dhe qytetarë në Prizren. Gjatë aktiviteteve u diskutua për problemet dhe nevojat e qytetarëve dhe u prezantuan idetë e LDK-së, si dhe shtyllat e reja programore të cilat janë në proces përgatitjeje.

Gjatë diskutimit me qytetarë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kritikoi Qeverinë për performancën e dobët dhe menaxhimin e dështuar të krizës, si dhe foli edhe për ngjarjet e fundit me pagat e mësimdhënësve.

“Sot është dita ndërkombëtare e mësuesve. Në vend të festës dhe mbështetjes, reformave të reja arsimore apo mirënjohjes, ata morën poshtërim (u dënuan). Qeveria nisi një konflikt të drejtpërdrejtë ndaj mësuesve me mos ekzekutimin e pagave. Ky është një akt i paprecedentë hakmarrjeje, i heshtjes së revoltës, i ushtrimit të presionit të pastër. Mosekzekutimi i pagave është një vendim politik dhe përçarës i shoqërisë tonë. Qeveria mori rrugën e gabuar nga e cila nuk ka kthim prapa. Ata që tentojnë të përçajnë qytetarët do të përfundojnë gjithnjë e më të dobët, derisa të dështojnë plotësisht”- deklaroi Abdixhiku.


Më tej, ai ka thënë se Kosova duhet të mbetet e bashkuar dhe si lider i LDK-së nuk do të lejojë përçarje në shoqëri. Abdixhiku iu referua takimeve me qytetarët që ka në këtë cikël të ri debatues e diskutues dhe tha se nga të gjitha takimet qytetarët po e konsiderojnë Qeverinë të paaftë dhe të papërgjegjshme.

“Kam takuar shumë njerëz gjatë javës së kaluar në kuadër të fushatës tonë “LDK ju dëgjon”. Kam dëgjuar shumë histori personale, kam dëgjuar shumë probleme të njerëzve të thjeshtë, bizneseve, të rinjve, e punëtorëve. Kam takuar mbështetës të të gjitha partive dhe të gjithë kanë të njëjtat qëndrime – se Qeveria është zhgënjim dhe krejtësisht e paaftë. Ata nuk mund të shohin ndonjë ndryshim për mirë dhe në fakt qytetarët besojnë se kjo i ka përkeqësuar gjërat në Kosovë” – tha Abdixhiku.

Ai tha se qeverisja e mirë ka të bëjë me kujdesin dhe lidershipin e vërtetë dhe se Qeveria dëshmoi të kundërtën.

“Qeverisja e mirë ka të bëjë me kujdesin, ka të bëjë me përgjegjësinë, ka të bëjë me udhëheqjen në kohë krize. Bëhet fjalë për dialog dhe për punë të palodhur për njerëzit. Asgjë që e përshkruan këtë Qeveri” – përfundoi Abdixhiku.

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori