Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Isa Mustafën, për shpenzimet siç thonë ata, marramendëse dhe të panevojshme që janë duke i bërë.
Në një konferencë për media ku kanë folur deputeti Bali Muharremaj dhe kryesuesi i Departamentit të AAK-së për Buxhet e Financa, Haki Shatri, është thënë se paratë që Qeveria ua merr qytetarëve përmes tatimeve dhe doganave po vazhdojnë të shpenzohen pamëshirshëm dhe pa kriter nga qeveria aktuale.
“Me ndërrimin e qeverisë/kryeministrit dhe disa ministrave, nuk ka ndërruar asgjë në përmirësimin e menaxhimit të parasë publike. Kjo qeveri jo vetëm që nuk ndryshoi asnjë parametër në buxhetin e vitit 2015, nga versioni i përgatitur nga Qeveria Thaçi II, por kanë kaluar gjashtë muaj dhe nuk ndryshoi e as s’u përgatit rishikimi i buxhetit të vitit 2015, siç e kishte paraparë kjo qeveri në programin e punës për muajin shkurt të këtij viti. Përveç që nuk ndryshoi asnjë parametër buxhetor, kjo qeveri nuk ndërmori asnjë veprim për përmirësimin e mënyrës së shpenzimeve të parasë publike”, kanë thënë zyrtarët e AAK-së gjatë konferencës.
Përveç kësaj, zyrtarët e AAK-së, siç edhe thuhet në njoftimin për media të kësaj partie, kanë thënë se Qeveria dhe aparati shtetëror jo vetëm që nuk u zvogëlua, por u rrit dhe u zgjerua edhe numri i ministrive dhe i shërbyesve në to.
“Për mbajtjen e këtij aparati gjigant të qeverisë, në vitin 2014 janë shpenzuar hiq më pak se 183 milionë euro. Për këtë vit janë paraparë, me buxhet, mbi 218 milionë euro, buxhet ky vetëm për mallra e shpenzime. Luksi dhe mastrafi i qeveritarëve tanë, i siguruar nga paraja publike, tejkalon masën dhe nivelet e shpenzimeve të kësaj kategorie, në raport me secilën qeveri të rajonit. Kjo lehtë shihet nga veturat e reja dhe të shtrenjta, që ndërrohen për çdo vit dhe pa pikë nevoje. Ndërrimi i telefonave, kompjuterëve dhe teknologjisë, që shumë pak ose fare nuk shfrytëzohet nga ata, bashkë me udhëtimet “zyrtare ” të shpeshta, të panevojshme dhe me tepër salltanet, janë dukuri që janë bërë modë e kësaj qeverie dhe mënyrë e paraqitjes së “zotësisë” së ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Por, AAK thotë se me një program kursimi apo shpenzimi më të kujdesshëm të të buxhetit, do të mund të kurseheshin të paktën 20% e kategorisë së mallrave dhe shërbimeve, ose rreth 40 milionë euro në vit.
“Këto para do të mund të kursehen nga zvogëlimi i shpenzimeve të naftës, telefonave, restoranteve dhe udhëtimeve. Me këto do të mund të financoheshin të paktën 40 mijë studentë me nga 1000 euro në vit, ose do të mund t’ua dyfishonim ndihmat sociale të gjitha kategorive me nevojë”, thuhet në njoftim.
200 milion euro, sipas AAK-së do të mund të vileshin edhe nga luftimi i korrupsionit, evazionit fiskal dhe informalitetit, dhe kjo sipas tyre do të bëhej pa i rritë normat e tatimeve, siç po bëjmë së fundi, në emër të reformës fiskale, duke e rritë TVSH-në, nga 16 në 18%.
E me këtë rritje, AAK thonë se do të mund t’i rrisnim të ardhurat personale, ashtu siç iu është premtuar njerëzve gjatë fushatës. Me këtë do të mund të rriteshin investimet kapitale dhe do të mbuloheshin të gjitha projektet kapitale, të parapara për këtë vit dhe vitet në vijim, pa pas nevojë me marrë kredi nga jashtë.
“Një vënie rregulli dhe eliminim i keqpërdorimit përmes tenderëve dhe formave të tjera korruptive, do të rriste vlerën e mjeteve investive për së paku 50 % nga sa vlejnë ato sot. Me këtë masë parash do të kishim më shumë shkolla dhe ndërtime më cilësore, më shumë rrugë dhe më cilësore, me një fjalë, do të kishim pasuri të ndërtuar dyfish më shumë se sa që po ndërtojmë”, thuhet më tutje në njoftimin e AAK-së.
Fatkeqësisht, sipas AAK-së asnjë masë, asnjë veprim, asnjë efek t dhe asnjë ndryshim nuk është vërejt në këta gjashtë muaj të qeverisjes Mustafa, në drejtim të luftimit të korrupsionit, evazionit fiskal, krimit ekonomik të organizuar.
E vetmja gjë që AAK ka dëgjuar deri më sot është së kryeministri, para dy ditësh, ka ardhë në konkluzion se “papunësia është problem i madh i Kosovës”.
“Edhe dokumentet e qeverisë për periudhën deri në vitin 2018, nuk sigurojnë ndonjë parametër, i cili qytetarëve iu jep shpresë për ndonjë lëvizje pozitive në këtë drejtim. Shiheni Kornizën Afatmesme të shpenzimeve për periudhën deri në vitin 2018!”, thuhet në fund të këtij njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar