LAJMI I FUNDIT:

A po mbetet Medvegja për kusur?

Gjërat në jetë rrjedhin në dy kahje:
1. E para andej kah ne duam dhe
2. E dyta andej kah duan vet ato.

Me rrjedhën e parë mburren ata që gjërat i shtyjnë të rrjedhin në drejtim që ata duan, dhe këta janë njerëz të aftë, të zotët, trima, heronj, guximtar apo si të duam tu themi. Këta në jetë janë më të rrallë, andaj veprojnë në kohëra dhe momente të veçanta, të jashtëzakonshme dhe të vështira. Këta janë ata që ndërrojnë kahjen e rrjedhave historike. Sot Medvegja ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz të tillë.

Po a pati nevojë edhe më parë dhe a pati të tillë?
Po, edhe pati nevojë edhe pati të tillë.
Po a do të ketë nevojë dhe a do të ketë të tillë në një kohë që do të vijë?
Po, do të ketë nevojë dhe do të ketë edhe të tillë.


Po si është puna me kohën e sotme? A ka nevojë Medvegja dhe a ka të tillë sot?
Po, ka nevojë më shumë se kurrë, ka edhe të tillë, por mendoj që nuk po veprojnë në momentin e duhur dhe po marrin një barrë dhe një përgjegjësi të rëndë mbi supet e veta, atë që nuk mund tua qesim në supe as atyre që në këto troje vepruan para nesh, e as nuk mund tua ngarkojmë në shpinë atyre që do të vinë pas nesh. Me një përjashtim, që pasojat e mosveprimit të duhur apo të veprimit edhe të gabuar, të cilat do tua lëmë në supe atyre që do të vijnë pas nesh dhe që do ta kenë të vështirë t’i bartin e edhe më të vështirë t’i ndryshojnë.

Mendoj që pasuria materiale ndoshta që do tu lëmë pasardhësve tanë, do të jetë e pa vlerë në qoftë se lejojmë që të mbetet i pazgjidhur statusi i Medvegjës dhe i shqiptarëve të saj e sidomos në se mbetet kështu siç është sot. Kush duhet të mendoj për këtë? Po, sigurisht se ne që jemi sot. Nuk është kohë e paternalizmit, nuk është kohë kur të tjerët duhet të punojnë e veprojnë për ne, por nuk është as kohë dhe veprim i mirë për një injorim të tillë siç po i bëhet Medvegjës dhe veprimtarëve të saj, fillimisht nga ana e Bujanocit e Preshevës, e më tutje edhe nga faktori më i gjerë kombëtar shqiptar.

Mbase, sipas dikujt, Medvegja ka mbetur si një monedhë e vogël për ndonjë kusur në ndonjë tregti më të madhe të këtyre kohërave të turbullta, e që ne shqiptarët e Medvegjës nuk po e dimë, dhe nuk do ta pranojmë asnjë herë dhe në asnjë kohë. Në qoftë se është në lojë diçka e tillë, i lusim matrapazët që menjëherë të heqin dorë nga ajo dhe të qëndrojnë sa më larg Medvegjës, me duar dhe qëllime të tilla.

Sipas të gjitha rrjedhave dhe zhvillimeve të deritanishme, Medvegja, shqiptarët dhe elementi shqiptar në këto troje më seriozisht kurrë nuk kanë qenë më i rrezikuar. Neve veprimtarëve nga Medvegja na duhet të veprojmë shumë shpejt e drejt në këtë situatë shumë delikate, e mendoj edhe vendimtare. Nuk ka më vend për hamendje, për heshtje, për neglizhencë e më së paku për veprim të pakoordinuar, e më së keqi kundër njëri tjetrit. Tani rreziku është në derë për të gjithë.

Bëj thirrje, apeloj, u bëj lutje të gjithë njerëzve të arsyeshëm, të gjithë njerëzve qëllimmirë dhe të zotët e mendjes, intelektualëve, bujqve e fshatarëve, nxënësve e studentë shqiptarë të Medvegjës, vendorë e mërgimtarë, pjesëtarë të Luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (ushtarë dhe komandantë) dhe pjesëtar të ushtrive tjera për çlirimin e trojeve shqiptare, që të kemi mendjen se ku po na mbetet Medvegja, sepse është pjesë e pandarë e trojeve shqiptare. Prandaj, në qoftë se diku preken kufijtë, atëherë kjo duhet të vlejë për të gjithë e jo në mënyrë të selektuar.

Nga ç’u tha më lart publikisht shtroi këto kërkesa si nevoja urgjente të kohës dhe detyrime për Medvegjën:

1. Nga faktori shqiptarë i tri komunave : Preshevë, Medvegjë e Bujanoc kërkoj që Medvegjës ti japin vendin e duhur në hierarkinë e veprimit dhe përfaqësimit, e të detyrimeve dhe të ndërpresin politikën e gabuar injoruese, përjashtuese e mohuese ndaj Medvegjës.

2. Nga faktori i gjerë shqiptarë, në veçanti nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, kërkoj që sa më shpejt që është e mundur të pranoj një grup të shqiptarëve të Medvegjës për tu njohur me situatën e rëndë të popullatës shqiptare atje dhe për t’i koordinuar veprimet e mëtutjeshme.

3. Nga intelektualët shqiptarë të Medvegjës, nga nxënësit dhe studentët, nga populli shqiptarë në tërësi, kërkoj që të marrin vendin se si dhe çka duhet bërë për vatan. Mos të bien pre e njerëzve qëllimkeq, e matrapazëve e mashtruesve të pangopur për kolltuqe e pozita, për rroga të majme, e që fare nuk u dhemb për Medvegjën.

4. Ftoj për një bashkëpunim dhe bashkëveprim të të gjithë faktorëve dhe të popullit shqiptar për të mirën e Medvegjës.

(Autori është kryetar i UDSH së për Medvegjë, njëherësh këshilltar në Kuvendin komunal)

Në trend

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët

Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët

Magazina
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”

“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”

Magazina
Kalo në kategori