A po kthehet baba dovlet?
“Rrehi teli te baba mret –
Hej, aman babë, he baba Dovlet ,
Hiqma qafe , babë , qit milet ,
Se m’ qiti fare , babë, me çka m’ gjet ,
Se po ta jap ty, Rajën apet ,
Se ku t’ duesh mexhën vnoje vet !”
(Kanga e Junanit)
Në vigjilje të Ditës së Evropës kryeministri ynë sërish shkoi në Stamboll. Kohëve të fundit ai kryesisht shkon atje, nëse i referohemi zyrës së tij të informacionit. Në Evropë diçka i ka rralluar shkuarjet. Sipas disa komentatorëve Stambolli mbase po bahet qendra e re evropiane, dhe duke iu referuar statistikave të rritjes ekonomike, ata nxjerrin parashikime të cilat thonë se deri në vitin 2020, Turqia do të jetë fuqia e dytë ekonomike në Evropë. Në këtë prognozë është veç një “fehler”! Turqia nuk është në Evropë, dhe duket e vështirë të mendohet që do të jetë aty deri në vitin 2020. Gjithsesi këto rezerva mbështeten në rilindjen e koncepteve perandorake të neo-osmanizmit apo të nacionalizmit militant ekspansionist si ideologji zyrtare e shtetit turk. Nëse kësaj i shtohen problemet etnike dhe atyre me fqinjët, dilemat shtohen edhe më shumë.
Kryeministri ishte, dorën në zemër edhe në Evropë. Ishte në Romë. Duke u treguar tepër të zellshëm, ata madje deklaruan se atje po shkojnë me thirrje nga vet Selia e Shenjët në një ngjarje të madhe të lumturimit të papës Gjon Pal i Dytë. I vetmi person i thirrur aty doli të ketë qenë kryeministri ynë, sepse të gjithë burrështetasit e tjerë dhe personalitetet me famë botërore kishin shkuar pa ftesë.
Në media thuhet se shefi i programit shqip të Radio Vatikanit, Dom Davidi, nuk mund të besonte se Qeveria e Kosovës mund të ketë bërë një njoftim të tillë, duke shprehur bindjen se janë mediat ato që e kanë transmetuar gabimisht lajmin. Eh, mediat.
“Nuk ka pasur ftesë për Kosovën e askënd tjetër, në raste të tilla janë përfaqësuesit e qeverive ato që paralajmërojnë vetë me dëshirë pjesëmarrjen”, citohet të ketë thënë, Dom Davidi. Por, ky ishte një përjashtim, sepse mediat betohen se lajmi nuk ishte i shpikur nga ato.
Tash, shumë nga shqiptarët që kanë para, për pushime do të shkojnë në Turqi, edhe Turqit që kanë para po përgatiten të vijnë në Kosovë, jo për pushime, por për të blerë atë çka ka mbetur ende pa u shitë nga pasuria e këtij vendi. Këtij vendi i cili, kësaj radhe me ftesë, po merr pjesë në samitin e vendeve më të pazhvilluara.
E pra, ne do të shkojmë të lëmë paratë tona nëpër hotelet e shumta përrallore, All inclusive, ku ka gjithçka përpos detit dhe zallit. Nëse dikush don me dalë jashtë hotelit për një shëtitje të thjesht, ai do të shoh se nuk ka mbërritur në parajsë, por në një vend me kontraste të fuqishme sociale ku pran oazave gjallëron një popull me shumë telashe, që bënë një jetë tejet të vështirë.
Nejse, në Stamboll krejt vendet me nivel të zhvillimit të cilin e kemi pak a shumë edhe ne, janë mbledhur të diskutojnë problemet e mëdha të botës bashkëkohore. Edhe kryeministri ynë është i domosdoshëm aty. Ai lëshoi deklarata të forta, të gdhendura dhe mbresëlënëse … dhe kërkoi njohje të reja.
Se si më erdhi në kokë kënga për Ali Pashë Tepelenën, i cili kishte gjithë salltanetet e pushtetit otoman, por zgjodhi rrugën e kryengritësit. Prej një cubi të malit u bë pasha, e prej pashait u bë legjendë. Populli e këndoi: “Kokën në Stamboll, trupin në Janinë ….!
Pashai rebel, bashkë me shumë të tjerë që luftuan në forma të ndryshme për ta diferencuar qenien tonë prej asaj osmane, ku përpiqeshin të na fusin kundërshtarët e mëvetësisë shqiptare, do të ndiheshin si tradhtarë tash duke parë këtë vëllazëri të sforcuar që po lindë në të gjitha fushat e jetës në mes “dy vendeve tona”. Vëllezërit Frashëri gjithsesi do të ndiheshin të hutuar.
Ismajl Qemajli me siguri do të kompleksohej rëndë dhe do të thoshte, “po të bëhesha sërish nuse do të dija me nusërue”!
Gjithsesi është vështirë të thuhet se cili do të ishte opinioni i Esat Pashë Toptanit me shokë. Do të ndihej vizionar, patjetër. Eh, baba dovlet ! E kemi didur që ke për të ardhur prapë!
E Skënderbeu, përmendorja e të cilit rri në krah të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës?
Mbase po dridhet nga frika se mos me kërkesë të autoriteteve turke do e përzënë nga librat e historisë.
Në vend të junanit (grekut) vëreni emrin e fqinjit tonë verior dhe shijojeni sërish këtë këngë popullore:
“Rrehi teli te baba mret –
Hej, aman babë, he baba Dovlet ,
Hiqma qafe , babë , qit milet ,
Se m’ qiti fare , babë, me çka m’ gjet ,
Se po ta jap ty, Rajën apet ,
Se ku t’ duesh mexhën vnoje vet !”
(Kanga e Junanit)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi