A nënkupton paqja korrupsionin
Nëse paragjykoj që lufta nënkupton vrasjen, shkatërrimin, degradimin, vuajtjen, dhunimin, deportimin, gjenocidin dhe të tjera, atëherë, në kuptimin praktik, nga ky këndvështrim i dhënë, paqja po nënkupton çdo gjë të kundërt me të sapopërmendurat, pra me luftën. Kjo i bie diçka si kur një vend ose shoqëri nuk përjeton vrasje, deportim, gjenocid dhe të tjerat.
Nga kjo, nëse trajtohet si themeli i shoqërisë, atëherë vjen ngritja, pra jo vrasja, por shoqërizimi i njerëzve mes vete; jo deportimi, por afrimi i njerëzve mes vete; jo rrënimi, por ndërtimi; jo dhunimi, por dashuria; e kështu diçka me radhë. Pra, më thjeshtë se kaq nuk e besojë që ka ku shkon. Dua të them, shumë mendojnë dhe argumentojnë që lufta, në krahasim me paqen, është katastrofale, diçka që, në qenësinë e vet, nuk krahasohen.
Por, atëherë si të trajtohet Kosova? Sigurisht që në Kosovë nuk ka luftë, pra vrasje, shkatërrim, rrënim, dhunim, deportim e gjenocid. Jo në kuadrin ose teknikalitetin siç mund të përjetohet në luftë, përmes ushtarit, tankut, mitralozit dhe pajisjeve tjera për shkatërrim masiv, të gjallë e të ndërtuar.
Atëherë, pse në Kosovë ka aq shumë ndërtime të cilat, praktikisht, po e shkatërrojnë Kosovën? Shikojeni, ta zëmë, Prishtinën, ose edhe Prizrenin, Gjilanin, Skenderajn, Pejën, Mitrovicën, Podujevën dhe të tjerat. Nuk po ndërtohen rrugët me gjerësi të mjaftueshme, ato ekzistuese nuk po rindërtohen po ashtu me gjerësi të mjaftueshme, kanalizimi thua se nuk funksionon pa u prishur gati për çdo ditë, po ndërtohen ndërtesa të reja kolektive për çdo ditë pa asnjë plan urbanistik.
Pastaj, ndërtimet nëpër territorin e Kosovës për çdo ditë po e ngushtojnë hapësirën e tokës pjellore, pra arave bujqësore po u ngushtohet ose tkurret prodhimi, ara të cilat pritet të jenë themeli i ndërtimit të ekonomisë normale për zhvillimin dhe mirëqenien e një shoqërie normale, e kështu me radhë.
Pastaj, sistemi qeverisës në Kosovës është duke funksionuar sipas sistemit “çnuk sa të mundesh”, pra vjedh edhe ti nëse ke mundësi. Sepse nëse nuk vjedh (me letra, natyrisht) vështirë të jesh i pranueshëm për rrethin, pra këtu nuk ka shoqërizim, ose nuk je i sojit, siç do të thoshte Darvini, nëse nuk vjedh, nuk mashtron, nuk dhunon, nuk shkatërron, e kështu me radhë. Pastaj vijnë drejtësia, arsimimi, shëndetësia, sistemi pensional, rrogat, pastërtia e përplot të tjera.
Pa pretenduar që këtë temë ta ngre në ndonjë çështje filozofike, nuk mund t’i iki pyetjes nëse kjo është paqja, nëse tërë ky korrupsion është, praktikisht, pasqyra e të jetuarit në paqe. A ka përgjigje këtejpari?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës