LAJMI I FUNDIT:

A munden FMN-ja dhe KTN-të ta ringjallin zhvillimin ekonomik të Kosovës?

1. Cili është roli i FMN-ës në ekonomitë botërore?

Tash kur edhe definitivisht (de facto, por jo edhe de jure) Kosova u bë anëtare e plotë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), publiku kosovar pak a shumë është mirë të dijë në vija të trasha se çka përfaqëson dhe cili është roli i këtij institucion së bashku me atë të KTN-le (Kompanive Transnacionale). Sa për informim, do cekur që këto dy institucione me peshë dhe akoma kredibilitet të qëndrueshëm (pas krizës së shprehur financiare në botë) në marrëdhëniet e reja ndërkombëtare janë në fakt akoma promotorët kryesorë të procesit të globalizimit që shpesh nëpër aulat e ndryshme mediatike fajësohet edhe si shkaktari kryesor krizës që po ashpërsohet dita më ditë.

Por cili ishte dhe kujtojë që edhe më tej do mbetet roli i Fondit Monetar Ndërkombëtar në proceset e reja zhvillimore afatgjate? Sipas shumë interpretimeve jo vetëm politike por edhe sosh ekonomike roli kryesor i këtij institucioni me përmasa, obligime dhe detyra planetare ndajë vendeve dhe shteteve janë gjithsesi: tendencat e promovimit të një bashkëpunimi dhe ndërmjetësimi global institucional financiar, që si synim e kanë mbajtjen e konsultimeve ndërkombëtare në sferën e financave; intencat e ofrimit të ndihmës për të krijuar një balancë apo një ekuilibrim të tregtisë ndërkombëtare; promovimi dhe mbajtja e një niveli konstant të lartë të punësimit dhe të ardhurave, si edhe një zhvillim permanent i produkteve, me qëllim të ruajtjes së një ekonomie stabile dhe pa shtendosje të dukshme në marrëdhëniet ndërkombëtare; krijimin e parakushteve stabile për një jodiskriminim të valutave të vendeve dhe të shteteve të ndryshme nëpër botë; si edhe fuqizimin e para dispozitave për një sistem të vetëm të pagesës ndërmjet partnerëve të ndryshëm rajonal dhe subrajonal, së bashku me proceset e ndryshme të cilat shkojnë në disfavor të një këmbimi multilateral në botë.


Përveç perceptimit pozitiv mbi këtë institucion, ekzistojnë edhe sosh negative që në fakt e kontestojnë edhe vetë aktin e ekzistimit të tij si menaxhues i transaksioneve të gjithmbarshme. Ky qëndrim i ashpërsuar kohëve të fundit vjen edhe si pasojë e krizës së shfaqur dhe bankrotimit të bankave më prestigjioze botërore, si edhe rritjes enorme të papunësisë nëpër vendet e zhvilluara perëndimore. Kështu, një ndër ekonomistët më të mëdhenj të shekullit të kaluar, profesori i njohur Xhim Sakston (Jim Saxton), institucionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) e shquan si një ndër institucionet ”më arrogante, më koftra produktive dhe më destabilizuese” që kanë mundur ndonjëherë t’i ndodhin botës së civilizuar dhe se ky institucion ndërkombëtar në esencë posedon më tepër kapital sesa që në pamje të parë lë përshtypje në opinionin e gjerë ndërkombëtar.

Ky konstatim, detyrimisht i adresohet edhe situatës së tanishme në ekonomit globale ku kriza financiare e ka luhatur dosido besimin tek ky institucion. Por vendet siç është Kosova, nuk do te ishte e nevojshme të adresohen në këto probleme interne që i ka ky institucion prestigjioz edhe për faktin se anëtarësimi i Kosovës, është i leverdishëm edhe për shkaqe politike, pra të njohjeve të reja për të cilat kemi shumë nevojë.

Anëtarësimi ynë formal, nëse shikohet edhe nga një aspekt mund të shërbejë edhe si faktor shumë nxitës dhe mobilizues tek elitat politike dhe ato të bizneseve për thithjen e kredive afatgjata që jo vetëm do ta rimëkëmbnin ekonominë tonë (që sipas shumë indikatorëve të jashtëm, por jo edhe të brendshëm?!) por edhe do të hapnin perspektiva të reja integruese në rajon dhe më gjerë.

2. A janë akoma vëllezër sijamez Kompanitë Transnacionale Ndërkombëtare me Fondin Ndërkombëtar Monetar?

Përse themi “vëllezër sijamez”? Për shkak se FMN-ja në Projektet e saja afatgjata nëpër gjithë globin ka bashkëpunuar (për të mos thënë ka qenë në konkordancë) shumë ngushtë me Kompanitë Transnacionale të cilat e kanë ushtruar autoritetin e vetë sidomos në sferën ekonomike me përmasa botërore. Shkohet aq larg sa që thuhet se pa KTN-t, as që mund të paramendohet procesi i globalizimit dhe ai i integrimeve euroatlantike! Kur flitet për KTN-t shpesh herë aludohet edhe për rolin e tyre të fuqishëm që e kanë ato në procesin e rikonsolidimit të atyre vendeve që gjenden në transicion dhe atyre në zhvillim. Në fakt për to se janë edhe menaxhuese të njëmendta të këtyre vendeve thuhet sepse KTN-t që moti i kanë tejkaluar barrierat e kufijve, vendeve dhe shteteve ekzistuese. KTN-t e para lindën për herë të parë diku kah shek. XIX. Imperativ kryesor i tyre, sipas shumicës së sociologëve, është: orientimi kah zhvillimi i faktorit tekniko teknologjik, sigurimi i lëndës së parë për prodhimet e veta në tregjet e jashtme, apo e ashtuquajtura periferi, racionalizimi i prodhimeve përmes bartjes së tij në vendet apo shtetet të cilat kanë dukshëm shpenzime më të vogla sesa në vendet prej nga vijnë ato, krijimi i filialeve të reja nëpër mbarë botën, si dhe maksimalizimi i fuqisë punëtore në nivele standarde.

Do cekur shkurt që ekspansionin e tyre më të lartë këto kompani e kanë shënuar sidomos në vitet e’60-ta, kurse shek. ynë thuhet se i ka thyer të gjitha rekordet. Ngaqë këtu hyjnë padyshim tregjet e vendeve postkomuniste, të cilat mundësuan jashtëzakonisht rritjen e tyre, sa që ngandonjëherë thuhet në formë gjysmë metafore se disa prej tyre janë shumë më të forta se disa shtete me traditë të gjatë demokratike, kurse për të tjerat që u liruan prej ideologjisë komuniste as që diskutohet.
Disa autorë, njohës të mirë të natyrës së veprimit të tyre, siç janë bie fjala sociologu Ignacio Ramone, këto krijesa figurativisht i krahasojnë me “gjigantët me shumë ndërmarrje, por të varur nga një qendër e vetme”. Shikuar realisht, KTN-‘t, sot ushtrojnë pjesën më të madhe të bruto prodhimit të gjithëmbarshëm botëror.

Ato padyshim në kushtet dhe rrethanat e tanishme të fillimit të intensifikimit të procesit të globalizimit kanë filluar të bëhen një “lojtar kyç” në proceset e reja integrative, që kur të analizohen në kontekstin e sotëm të proceseve zhvillimore në Ballkanin Perëndimor, dalin disi me një rol të rëndësishëm edhe me vetë faktin se ato, siç kemi cekur, janë të interesuara që me investimet e tyre (tashmë “jashtë qendrave të tyre globale”), shkaku i fuqisë së lirë punëtore dhe i profitit marramendës të “ndihmojnë” vendet që kanë dalë nga areola e komunizmit.

Në të vërtetë, ato edhe tani janë të pranishme në tregun e Ballkanit, ndoshta jo në atë masë sa ato vetë mendojnë dhe mundohen të futen në funksion të procesit të ri globalizues. Ajo që vazhdimisht i ndjek për të keq këto kompani është padyshim shkelja e të drejtave të njeriut, që shpesh vijnë në kundërthënie me përgjegjësitë globale të miratuara nga institucionet relevante botërore.

Kështu p.sh. Kombet e Bashkuara, si një institucion i rëndësishëm botëror, kanë arritur të konfirmojnë peshën e gjithëmbarshme që ushtrojnë këto Kompani përmes kontratave që ajo i bën me to në gjithë rruzullin tokësor. Kontrata të tilla i janë të njohura edhe opinionit të gjerë botëror.
Të përkujtojmë vetëm ato që u arritën p.sh. me “Shell”, “BP”’, “Rio Tinto”, “Chevron”, “Nike”, të cilat opinionit të ngushtë ndërkombëtar i janë të njohura si kompani që nuk i respektojnë të drejtat e njeriut; që me aktivitetet e tyre ushtrojnë ndotje të dukshme të ambientit; që në mënyrë të paskrupullt bëjnë eksploatimin e lëndëve të para në vendet ku vendosen të bëjnë bizneset e tyre megalomane dhe padyshim të dyshimta që kontestohen aty ku ka organizime qytetare he jo qeveritare.

3. Çka thonë neoliberalët, konservatistët dhe socialdemokratët?

Po ashtu, vlen të theksohet edhe një fakt tjetër, i cili rekomandon rreziqe kur është fjala për lirinë e tepruar, kur janë në pyetje institucionet shtetërore dhe përgjithësisht demokracia në nivel planetar. Kështu, psh. neoliberalët si Fransis Fukujama, mendojnë që socializmi i përmbytur dhe konservatizmi sot për sot paraqesin ende një çerdhe antidemokratike.

Kurse konservativët, siç janë Samuel Huntigton (tash i ndjerë!), armikun e demokracisë e projektojnë përgjithësisht në diskursin e kozmopolitizmit dhe mondializmit të ri që është prezent ende në Evropë. Anthony Giddens , një socialdemokrat tipik, rrezikun e demokracisë padyshim që e projekton nga diskursi agresiv i nacionalizmit dhe shovinizmit. Më së tepërmi bën filantropi hungarez George Soros, i cili ani pse me përcaktim ideologjik majtist (kuptohet nëse do të mund të shprehemi kështu për të?!), prapëseprapë kur është fjala për sistemin demokratik mendon se ajo është forma tani për tani më e përsosur për të realizuar synimet individuale dhe kolektive të njerëzve.

Rreziku që i kanoset “shoqërisë së hapur” (një diskurs i tij i njohur në mbarë botën), sipas tij nuk është më komunizmi dhe ideologjia e tij, por vetë sistemi kapitalist dhe Institucionet transnacionale, ku identifikon FMN-n dhe KTN-t.

4. Po neomarksistët cilin mendim e ndajnë?

Një pozicionim tjetër, që tashmë nga pozicionet e nostalgjisë mundohet ta kontestoj diskursin demokratik dhe sidomos nusproduktin e tij-imperializmin, padyshim që është edhe neomarksizmi bashkëkohor, me përfaqësuesin e vet tipik Samir Amir, i cili dëshmon se “imperializmi nuk është vetëm fazë kaluese e kapitalizmit, por fazë konstante e tij”, që manifestohet në forma të ndryshme.

Globalizimi i identifikuar edhe përmes KTN-ve, mendojë që nuk është e thënën që gjithnjë të prodhojë efekte negative. Në të vërtetë akti i identifikimit të tij me p.sh. progresin tekniko-teknologjik që është në një ekspansion marramendës nuk do të duhej t’i zhveshë apo edhe të kontestojë identitetet kulturore apo ato kombëtare edhe për shkakun se logjika dhe interesi i KTN-ëve nuk është e udhëhequr me parime morale por asosh të interesit dhe mbi të gjith të profitit. Është po ashtu e kuptueshme që sot pjesa dërrmuese e këtyre kompanive transnacionale (sidomos në vendet postkomuniste, do thosha), duke dashur të maksimalizojnë profitin e tyre, ngandonjëherë “i instrumentalizojnë dhe keqpërdorin grupe të ndryshme apo edhe popuj të tërë në favor të dinamikës së interesave të tyre globale në botë”.

5. Antiglobalistët a kanë qëndrim të vetin?

Në këtë kontekst, mendoj që është mirë të elaborohet edhe qëndrimi i një antiglobalisti të njohur, i quajtur Noam Chomsky, i cili bën përpjekje të argumentojë tash anën tjetër të rrezikut nga KTN-t, pra atë të “keqpërdorimit të fuqisë së teknologjisë ndërkombëtare nga ana e SHBA-ve”, duke e identifikuar atë si plaçkitje tipike që po zhvillohet në interes të një grupi të vogël shtetesh dhe numri të madh kapitalistësh”.

Chomsky, në të vërtetë me dioptrinë e tij të sofistikuar mundohet të dëshmojë se në diskursin botëror tani dominojnë “fuqitë e rendit të ri botëror”, ndikimi i të cilave reflektohet në shumicën e vendeve, e posaçërisht në Amerikën Latine, në Azi, Afrikë, etj. dhe të cilat kanë për qëllim imediat shkatërrimin e qeverive legale dhe instalimin e regjimeve vasale.

Chomsky më tej thotë se doktrina e Monros që qe proklamuar në vitin 1823, sipas të cilës “Amerika u takon vetëm amerikanëve”, dalëngadalë po shndërrohet në “Amerikanët kanë të drejtë të përzihen në gjithë globin”. Chomsky, me qëndrimet e tilla antiamerikane në një mënyrë veten e promovon si antiglobalist i përbetuar, kudër rendit të ri botëror, ku studimi i tij dëshmon se rendi i ri botëror në esencë është një rend i vjetër, por me formë dhe disejnim të ri global që ka për qëllim vetëm sundimin e botës, e assesi edhe zhvillimin dhe ekspansionizmin e kapitalizmit neoliberal.

Në anën tjetër, do theksuar që antiglobalistët nuk kanë qëllime të destruktivitetit të raporteve dhe marrëdhënieve ekonomike, atyre politike, e kështu me radhë.

Ekspertët e proceseve sociale, ngandonjëherë duke dashur të imponohen me konceptet e tyre, bëjnë gabime kur është fjala për dinamikat zhvillimore të procesit të globalizimit. Kështu psh. Xhyzepe, në mënyrë shumë kritike e përshkruan dukurinë e dilemës rreth ndërlidhjes së globalizimit me KTN-t. Ai thotë që: “globalizimi është i pandalshëm, ngaqë ai as nuk mundet e as nuk dëshiron të ndërpresë zgjerimin e teknologjisë informative apo të mekanizmave siç janë FMN-ja dhe KTN-“t.

Për të iu përgjigjur pyetjes që e vëmë në fillim të këtij shkrimi gjykojë që leverdia e anëtarësimit të Kosovës në FMN-r do të varet shumë nga elitat politike, grupet e ndryshme të bizneseve që do të hyjnë në konkurrencë jo vetëm rajonale por edhe me përmasa më të gjëra, në mënyrë që të ngritët niveli i mirëqenies së qytetarëve të përmes investimeve në Projekte ekskluzive nacionale. Në të kundërtën anëtarësimi mund të sjell edhe probleme të natyrës së futjes në borxhe pa mundësi për t’i kthyer ato, ngaqë ekonomia e Kosovës (sipas parametrave të Komisionit Evropian) është akoma e brishtë dhe pa ndonjë vizion të qartë afatgjatë. Vetëm naivët mund të mendojnë se anëtarësimi sjell bollëk, progres, në rast se këto kredi investohen në krijimin e parakushteve për vende të reja të punës.

Thënë më shkurt, marrja e kredive në çka shpresojmë të gjithë ne, pa oferta konkrete në nivel të interesit nacional, jo vetëm që nuk do ta ringjallë zhvillimin ekonomik të Kosovës, por mund t’i fut në borxh shumë lehtë edhe gjeneratat e ardhshme: pastaj të krijojë shkallë ekstreme të papunësisë: thellim të mëtejmë të dallimeve sociale, internacionalizimin e krimit të organizuar (në rast se bien në duar të mafisë politike), rishfaqjen e konflikteve të vjetra gjeostrategjike dhe të konflikteve në baza etnike që për pasojë patën pesë luftëra në këtë pjesë të Evropës.

(Autori është anëtar i shoqatës së sociologëve botëror: /www.sociologistswithoutborders.com/, komentet dhe sugjerimet dhe vërejtjet tuaja mund t’i dërgoni ne email adresën: fadil.maloku1@gmail.com)

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori