LAJMI I FUNDIT:

A mund t’i shihni femrat e zhveshura në këto fotografi? (Foto)

A mund t’i shihni femrat e zhveshura në këto fotografi? (Foto)

Në pamje të parë, duken si fotografi të zakonshme të peizazheve tërheqëse. Por, në shikim të dytë, do të shihni edhe një modele të zhveshur dhe të lyer.

Zvicerani Filipo Ioco, ka shfrytëzuar ngjyra me bazë uji, pigmente të papërpunuara, argjilë, baltë dhe ushqim për të lyer modelët e tij që të duken njëjtë si prapavija.

Fotografi 47-vjeçar udhëton në vende të ndryshme të botës, që të gjejë peizazhe interesante, në të cilat edhe mund të kamuflojë një model, transmeton Telegrafi.

“E kam dashur gjithmonë natyrën, por edhe pamjen e njerëzve”, ka thënë Ioco, duke shtuar se “me këto fotografi kam dashur t’i bëjë bashkë të dyja”.


Së bashku me ekipin e tij, atij i duhet prej një deri në tetë orë për të bërë një fotografi me model të fshehur. /Telegrafi/

Çka shihni në këto fotografi artistike?

Posted by Telegrafi.com on Monday, June 29, 2015