LAJMI I FUNDIT:

A mund ta deshifroni se çfarë është dashur të thuhet në këtë letër? (Foto)

A mund ta deshifroni se çfarë është dashur të thuhet në këtë letër? (Foto)

Në ditët e sotme, është shumë e lehtë mbajtja e kontakteve me të dashurit, qoftë edhe nëse janë shumë larg.

Por, para se të ketë Skype dhe Whatsapp, rrjete sociale dhe qasje të lehtë në telefon, komunikimi ishte shumë më i vështirë. Mbi të gjitha, njerëzit më pak dinin shkrim e lexim.

Në një letër të porsazbuluar, shihet mundi që ka bërë një grua, për të komunikuar me burrin e saj që ndodhej jashtë vendit.

Nëna e tre fëmijëve nga Katania, një qytet i vogël në Sicili të Italisë, po komunikonte me burrin e saj që kishte emigruar në Gjermani, transmeton Telegrafi.


Sipas shkrimtarit Gesualdo Bufalino, kjo është përmbajtja e letrës:

“Dashuria e jetës sime, zemra ime është e torturuar nga fakti që ti je larg, dhe unë po i hapi duart drejtë teje, së bashku me tre fëmijët tanë.

Të gjithë jemi me shëndet të mirë, unë dhe dy të mëdhenjtë jo aq mirë, por i vogli mirë.

Letrën e mëhershme që ta dërgova, nuk më ktheve përgjigjen dhe jam e brengosur për këtë.

T’u ka sëmurë nëna, e kemi dërguar në spital ku unë shkoj e vizitoj çdo ditë.

Mos u brengos, nuk shkoi duarthatë; apo vetëm, nxit thashetheme: fëmija ynë i mesëm vjen me mua, teksa i madhi kujdeset për të voglin.

Unë kujdesem që toka jonë e vogël të lërohet dhe të mbillet.

Të dy punëtorëve që punojnë për çdo ditë, unë ua jap nga 150 mijë lira (500 apo 560 euro të sotme).

Në vend janë mbajtur zgjedhjet.

Unë votova për kristian-demokratët. Për Hammer dhe Sickle mundja ishte e madhe: Sikur të vdisnin, e drejtë në arkivol. Po si fitoi njëri apo tjetri, është njëjtë. Asgjë nuk ndryshon për ne të varfrit. Ne kemi gërmuar dje, do të gërmojmë edhe nesër.

Kemi vjelë mjaftë ullinj nga ullishta jonë. Unë angazhova një burrë dhe dy djem njëri për t’i rrëzuar në tokë, e dy të tjerët për t’i mbledhur nga toka që më kushtoi 27 mijë lira (rreth 90 euro).

I kam shpenzuar 12 mijë lira (rreth 40 euro) për shtypjen e ullinjve. Kam mbledh aq vaj, sa për të mbushur një kovë të madhe dhe një të vogël. Mund ta shes me çmimin e tanishëm, që është 1300 lira (rreth katër euro) për një litër.

Dashuria ime në largësi, zemra ime mendon në ty. Mu tani që janë kryer Krishtlindjet, do doja që të isha me ty, zemër për zemër.

Një përqafim, nga unë dhe tre fëmijët tanë të vegjël.

Përshëndetje, dashuri e madhe, zemra ime është e jotja dhe unë jam besnike ndaj teje, e bashkuar për ty, si dy unazat tona të martesës”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Interesante
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Tronditen përdoruesit e rrjeteve sociale, publikohet videoja e burrit që ecën përkrah luanit

Tronditen përdoruesit e rrjeteve sociale, publikohet videoja e burrit që ecën përkrah luanit

Interesante
A keni menduar se pse hipni gjithmonë në aeroplan nga ana e majtë e tij, TikTokeri zbulon arsyen

A keni menduar se pse hipni gjithmonë në aeroplan nga ana e majtë e tij, TikTokeri zbulon arsyen

Interesante
Takimi i burrit me krokodilin '124 vjeçar' habit përdoruesit e rrjeteve sociale

Takimi i burrit me krokodilin '124 vjeçar' habit përdoruesit e rrjeteve sociale

Interesante
Filmi

Filmi

Kalo në kategori