A kemi mbledhur mend?
Fillimisht duhet parashtruar pyetje vetvetes se a ka ardhur koha për të dëshmuar dhe angazhuar virtytet tona për të arritur qëllimet? Shumica nga ne që tashme do të votojmë, më përjashtim te atyre që hynë për herë të parë në “tregun” e të drejtës së votës në këto zgjedhje, kemi menduar se kjo është hera a fundit që votojmë cilëndo nga partitë apo kandidatet që nuk e meritojnë. Mirëpo, as kësaj here duket të mos jemi të sigurt se cili kandidat apo parti meriton të qeverisë me Kosovën. Me vet faktin se pothuajse të gjitha partitë apo politikanë e patën rastin të dëshmojnë aftësitë dhe përkushtimet e tyre, siç thuhet për zhvillim ekonomik dhe prosperitet të Kosovës. Pra a t’i besojmë subjektit politik, personit politikan, apo aliazhit që fjala është për ata persona që lëvizen nga një parti në tjetrën duke menduar se njëra është me e mirë se tjetra, apo që ai është me i mirë për tjetër parti.
Unë thjesht mendoj se, përveç që ky është një iluzion i tyre, është me shumë një interes i përfitimit personal. Ata thjesht janë të njëjtit që shajnë njëri tjetrin për të bindur se janë të aftë për tjetrën parti, apo shajnë partinë që kanë i kanë shërbyer më aq ëndje deri në momentin kur, ose nuk i është ofruar një post politik, ose nuk është premtuar për tu futur në listën e votuesve, apo ka kohë që është në të njëjtën parti e cila është treguar e “lodhët” për të pasur mundësin e qeverisjes si e vetme apo në koalicion.
Lëvizjet e fundit nder-partiake po na tregojnë një gjë, se duke lëvizur nga një parti në tjetrën presin të tregojnë suksesin e tyre, apo ky është vetëm një indikacion i zhvillimeve demokratike më pretendim fitim-prurje personale. Çka mendoni se një person që e ka fundosur një anije që ka qenë vet, nuk do të bëjë të njëjtën gjë edhe me anijen tjetër, sa i besohet atij? Pra ne votuesit, duhet të kemi parasysh se këto janë partitë politike që duhet t’i votojmë, nuk kemi tjera alternativa, por për zotin s’kemi shumë zgjidhje, mirëpo, duhet votuar njërën nga to, edhe pse duhet të na dhimbset kjo vota jonë, sepse nuk ka me vështirë se me ta “çua mallin poshtë”, thotë një fjalë e popullit. Interesimi i qytetarëve për të votuar ka rënë ndjeshëm, por edhe nëse njëqind herë përsëriten zgjedhjet, numri veçse do të bie, kurrsesi nuk do të rritet. PSE KJO? Sepse, boll ma me grupime, boll ma me premtime të thata, boll ma me nepotizëm, boll ma me korrupsion, boll ma me kërcënime, janë fjalët që qytetarët i përdorin gjatë bisedave në mes tyre të diskutuara në ndonjë vendtakim të tyre. Mirëpo, këto fjalë të famshme i përdorin edhe të gjitha partitë politike gjatë fushatës zgjedhore, por shumica e tyre, ose kanë bashkë-qeverisur deri tashti ose kanë qenë edhe në koalicion. Disa nga to derisa qeverisnin se bashku kishte lëvdata, kurse kritikuan vetëm kur dolën nga koalicioni. Mos është fenomen i kundërt me atë “se pa hy në ujë nuk e dimë se si është uji, i ftoftë apo i ngrohtë”, apo situata duket me mirë nga jashtë.
Thuhet që suksesi ka shumë emra e dështimi s’ka asnjë”!!! Kur po flitet për ndonjë sukses, mos vet, as ata nuk po e dinë se sa kontribuuesit paskan qenë, por kur përmendet dështimi thonë” asgjë s’kemi pasur në dorë, se ne do e kishim tregu vetën”. Nëse këto shprehje vazhdojnë të përdorën, shumë vështirë që do të gjendët fajtori, apo pak shpresa që do mbledhim mend! Duke ju kthyer zgjedhjeve që na presin, them që do të jenë pak me interesante! Mund të mendohet kështu, sepse në garë po futën figura të reja, apo sepse disa parti tashme kanë mbledh mend, apo sepse ka lëvizje taktike nga një “pikë/parti” në tjetrën. Nëse ndalemi dhe flasim për këtë që tash kemi figura të reja mund të themi “valla pak ka hajr prej tyre”, sepse edhe nëse kanë qenë diku tjetër para përfshirjës në politikë skam dëgjuar të kenë treguar suksesin e tyre, dhe pse ndoshta po, edhe mos vallë deri tashti se kanë ditur se dhuntinë e kanë në parti politike dhe ua shohim hajrin, apo freskimi është i mirë, por po frikohem së mos na është ky ndonjë lloj freskimi që na vjen me tymin e Obiliqit, lë të mbetët që të shihet.
Ndërsa nëse partitë kanë mbledhur mend tash? Mendoj se para zgjedhjeve po, është e vërtetë që kanë mbledhur mend, por me t’u zgjedhur harrojnë dhe nuk dëshmojnë që kanë mësuar nga gabimet apo dështimet, sidomos partitë që kanë qeverisur së fundmi, sepse jam i sigurt se partitë që kanë qenë njëherë në pushtet, më të vërtetë janë të gatshme ose të punojnë shumë, ose të përfitojnë me shumë për veti, se vallë “u ka mbetur merak”, ose nëse vijnë tjera presin që të hakmerren për largim nga puna të atyre që qeveria paraprake i ka punësuar, apo mos aprovim të projekteve të ngela në gjysmë, vetëm pse ishin të qeveritarëve paraprak. Këtu duhet kujtuar shkatërrimet që kanë ndodhur në Shqipëri, vetëm e vetëm pse kanë qenë të Xhaxhit Enver. Thoshin “po ju vjen era komunizëm”.
Po këtu tek në çka po vjen era? Shumë vështirë të identifikohet, sepse në shumë era ka kaluar kjo Kosovë, dhe shpesh aq keq kundërmon sa që nuk dihet as nga çka, dikush thotë mund të jetë; Serbia, UNMIK-u, Qeveritë tona, etj, që të gjitha këto janë të përfshira në suksesin dhe dështimet, ngase këto ose kanë prodhuar, krim, korrupsion, nepotizëm, varfëri ose kanë mbështetur dhe gjithsesi toleruar, apo disa nga to as që i kanë kryer punët e veta duke mos arritur që t’i parandalojnë këto “erëra kundërmuese” që sot të gjithëve po na i zënë hundët. Por mos harroni se shpija është e jona, dhe nëse shiu pikë nga kulmi neve do të na lagë, e nëse ndërtohet mirë s’do të laget askush, të gjithë do të jemi të sigurt. Kjo shkurt i bie që të gjithë ne, populli i Kosovës duhet të kontribuojmë që të jemi aty ku duhet.
E sa i përket fjalisë së mëparshme se mos janë lëvizje taktik, jo s’ka fare lëvizje taktike, sepse duhet pasur strategji për të aplikuar lëvizje të tilla.
Atëherë nëse të gjitha partitë politike paskan qellim ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, pse nuk kontribuojmë të gjithë, dikush në opozitë e dikush në opozitë, duke mos anashkaluar edhe kontributin e popullit që mund të jetë shumë i madh, sepse të gjithë mirë e dimë që bashku kemi arritur suksese edhe më të mëdha në çlirimin e Kosovës. Kontributin për Kosovën e kemi obligim të gjithë, pa përjashtim. Dora e askujt nuk të kruan si dora jote, andaj të shohim se apo dimë kësaj here të rikonfirmojmë vullnetin tonë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?