A ka demokraci në Kosovë?
-“Populli është i detyruar të votojë, ndërsa votat e tij unë i numëroj”-(Stalini)
Fjala demokraci rrjedh nga fjala e vjetër greke demos që do të thotë popull dhe kratia që do të thotë sundim. Pra, sipas helenëve të lashtë demokracia është sundim i popullit dhe ai është sovrani kryesor i një vendi.
Vallë, a mos grekët e vjetër edhe këtë nocion politik e kanë shpikur vetëm sa për ta mitizuar të kaluarën e tyre historike dhe për të krijuar legjenda për heronjtë e tyre, apo vërtet ky nocion ka pasur një shtrirje historike dhe empirike gjatë asaj kohe? Shumë prej filozofëve antikë grekë dhe të tjerë kanë shkruar për demokracinë e lashtë greke dhe mësimet e tyre kanë shërbyer si rrugërrëfyes kryesorë për demokracitë e mëvonshme të shumë shteteve të botës.
Në këtë kontekst, shtrohet pyetja se sa kjo demokraci është zhvilluar në Kosovën e pasluftës, apo a ka fare demokraci në Kosovë?
Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, që nga 17 shkurti i vitit 2008 ajo është shtet, por është një shtet i kushtëzuar nga faktori ndërkombëtari. Ky shtet funksionon në bazë të Planit të Ahtisarit, një plan specifik, të cilin nuk e kishte miratuar OKB-ja, por që e kishte përkrahjen e shumicës së vendeve perëndimore. Sipas këtij Plani Kosova është Republikë Demokratike, por me kompetenca të kufizuara dhe e mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtarë. Vetë ky emër tregon më së miri për domethënien e këtij shteti dhe sistemin e tij “demokratik”.
Sipas Planit të Ahtisarit demokracia në Kosovë është vetëm një fjalë e dekoruar politike dhe me demokracinë e vërtet as që mund të bëhet fjalë.
Tri palë zgjedhjet e mbajtura që nga pas lufta, të mbikëqyrura dhe të kontrolluara nga faktori i huaj janë dëshmia më e mirë se ky vend është larg një sistemi të mirëfilltë demokratikë, ku vullneti i popullit do të ishte sovrani i këtij vendi.
Në zgjedhjet e mbajtura asnjë prej subjekteve politike nuk kishte arritur të fitojë shumicën e votave të këtij populli. Por, së bashku dy e më shumë parti kishin formuar Qeverinë e vendit, sepse mbështetja e sovranit popull nuk ishte e mjaftueshme. Vetëm në zgjedhjet e fundit në votime kishin dal më pak se 50 për qind e tyre. Kështu, këto parti politike më shumë merreshin me hesapet e tyre grupore e personale, se sa për hesapet e shumicës së popullit. Zgjedhjet e fundit treguan se elektorati i këtij vendi ka filluar të ndërgjegjësohet më shumë për peshën dhe rëndësinë që kanë ata në sistemin e ashtuquajtur demokratik të Kosovës.
Nuk mund të flitet për demokraci në këtë vend derisa sa liderët e tij asnjë veprim politik nuk e bëjnë pa u konsultuar me zyrat e huaja në “Dragodan”. Për këtë lidership sovrani popull nuk është me rëndësi, me rëndësi janë premtimet e tyre boshe se po punojnë për të mirën e këtij populli. Deri më tani në këtë vend askush nuk ka dhënë llogari ndaj këtij populli për veprimet e tyre politike, për dështimet e tyre, keqpërdorimet e tyre, aferat e ndryshme korruptive dhe askush nuk e ka pyetur këtë popull për hallet e tij. Ky popull po jeton në krizë të thellë ekonomike dhe psikologjike. Skamja dhe varfëria është duke u rritur shumë dhe askush nuk qan hallet e tij. Varfëria ekstreme ka kaluar shifrën mbi 15 për qind të tyre.
Fjala e tyre se po punojmë për popull është fjala më e shpeshtë dhe më banale që dëgjohet, sidomos gjatë fushatës së tyre elektorale. Manipulimi me termin popull dhe vullneti i tij është mjaft i madh nga këto subjekte politike. Thënia e Stalinit se “populli duhet të votojë, ndërsa unë duhet votat ti numërojë” tregon qartë se këta krerë politik me përpikëri e kanë kopjuar këtë maksimë komuniste, ku populli shikohet vetëm si makinë për votim.
Prandaj, është koha e fundit që këta udhëheqës të ndalen me manipulimin e fjalës popull dhe demokraci, sepse këta deri më tani nuk kanë dhënë argumente se punojnë për këtë popull dhe për një sistem të mirëfilltë demokratik. Sa ma shpejt që këta e kuptojnë termin demokraci dhe sovranin popull dhe punojnë për të aq më mirë do të bëhet për ardhshmërinë demokratike të këtij vendi. Duke punuar në drejtim të respektimit të vullnetit të popullit dhe kërkesave të tij do të jetë i mundshëm edhe zhvillimi i demokracisë dhe prosperitetit më të madh të këtij vendi në të gjitha aspektet e jetës së tij shoqërore.
Përmirësimi i kushteve dhe jetës së qytetarëve të Kosovës në të gjitha sferat e jetës së tij do të ishte demokratizimi më i mirë i kësaj shoqërie, sepse pa një zhvillim ekonomik, pa një përmirësim të standardit qytetar vështirë se do të kemi një shoqëri demokratike. Misioni i pushtet bërësve dhe të gjithë të tjerëve është krijimi i këtyre kushteve në mënyrë që ky vend të ketë një të ardhme më të mirë demokratike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës