LAJMI I FUNDIT:

A janë të rrezikshme enët prej cefloni?

A janë të rrezikshme enët prej cefloni?

Hulumtimi i ri ka treguar lidhjen në mes PFOA (PerFluoroOctanoic acid - acidi perfluorooktanik), i cili përdoret në prodhimin e tenxhereve dhe të enëve prej tefloni dhe sëmundjeve të zemrës.

Derisa shkencëtarët janë të kujdesshëm, si gjithmonë, dhe nuk dëshirojnë të thonë që kjo lidhje është njëqind për qind e saktë, disa’ megjithatë këshillojnë që ‘për çdo rast’ duhet të shmanget ky kimikat.

Studimi ka treguar që te 98 për qind e amerikanëve janë gjetur gjurmët e acidi perfluoroktanik dhe që ata me nivel më të lartë të këtij kimikati kanë dy herë më shumë shanse për t’u sëmurë nga ndonjë sëmundje e zemrës.

“Ajo çka kemi zbuluar është që në njëfarë mënyre niveli i lartë i PFOA dhe sëmundjet kardiovaskulare janë të ndërlidhura”, thotë Anoop Shankarnga Universiteti në West Wirginia.


Kjo nuk është hera e parë që kimikatet e përmendura lidhen me problemet shëndetësore. Grupi punues ekologjik e ka klasifikuar si me gjasë ‘kancerogjene’, dhe të njëjtën e konsideron edhe Agjencia për mbrojtje e mjedisit të njeriut.
Përveçqë dihet që avujt toksikë nga enët për të cilat ushqimet nuk ngjiten mund të shkaktojnë që zogu, për shembull, të vdesë nëse gjendet në hapësirën e njëjtë, dihet edhe që PFOA shkakton peshë më të vogël të foshnjave në lindje, si edhe që problemet me gjëndrën tiroide shfaqen më shpesh te personat me nivelin më të lartë të PFOA-së në gjak. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori