A duhet të interpretohet “Pakoja”?
Zbatimi thuajse njëqind për qind i Planit të Presidentit Ahtisaari nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës nuk lë mundësi interpretimi ndryshe të të ashtuquajturës “Pakoja e Ahtisarit”, sepse mund të krijohen situata ku tejkalohen arritjet e qëllimeve të vet “Pakos” e cila tanimë do të jetë edhe pjesë e sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës. Çdo përpjekje për zgjidhje tjetër jashtë qëllimeve të “Pakos” rrezikon me paraqitje të tensioneve politike dhe humbje të efekteve të vet kompromisit të madh të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare
Në shtator pritet që edhe formalisht të përfundojë mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së kushtëzuar të shtetit të Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në fazën e përgatitjeve formale të plotësimit të sistemit ligjor dhe kushtetues duke rregulluar bazën legale për bartjen e disa kompetencave nga ICO-ja tek institucionet vendore, ndërsa në anën tjetër kemi disa “lëvizje politike” se duhet shikuar nëse “Pakoja” ka ndonjë mundësi të fshehura; se duhet bërë përpjekje për të gjetur apo interpretuar ndonjë pjesë të saj; se a mund të kuptohet që del ndonjë zgjidhje lidhur me veriun tanimë si çështje aktuale e politikës kosovare, serbe dhe asaj ndërkombëtare”?
Në këtë drejtim, institucionet e Kosovës së paku me deklarata janë aktive dhe po e kundërshtojnë një zgjidhje eventuale për veriun jashtë qëllimeve tanimë të njohura të “Pakos” (që i bie se janë të gatshme të pranojnë cfarëdo zgjidhje që del nga “Pakoja”). Por, duhet pasur parasysh se në rast se faktori ndërkombëtar deri në shtator ia ndërron qëllimin politik “Pakos”, atëherë institucionet e Kosovës me cilën politikë duhet vepruar: me atë të qëllimeve që ka “Pakoja” momentalisht e të mbrojtura nga institucionet e Kosovës dhe vet propozuesi i saj, apo me politiken e krijuar në shtator pasi “Pakos” t’i gjendet edhe ndonjë qëllim tjetër i cili mundet eventualisht të ndërlidhet me gjashtëpikëshin e Banit?
Në këtë drejtim, institucionet e Kosovës do të gjinden para një zgjidhjeje ose merre ose leje, që nënkupton gjendje aktuale pa zgjidhje ose zgjidhje të imponuar që do të jetë në kundërshtim me vullnetin politik, Kushtetutën dhe “Pakon”..
Zhvillimi i rundeve të bisedimeve mes përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Serbisë me ndërmjetësim të Brukselit ishte një model tjetër i të bërit politikë duke filluar me bisedime teknike të cilat pas disa rundeve dhe arritjes së disa marrëveshjeve të cilat nuk po i përfill Serbia, nuk ishin bisedime që reflektonin frymën e “Pakos”. Por, tani me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare vërehet se procesi i bisedimeve po duhet të transformohet nga ato “teknike” në ato “politike” dhe si pjesë e këtyre bisedimeve politike do të jetë ekskluzivisht veriu i Kosovës tanimë i shndërruar në “çështje” si mosmarrëveshje politike mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa në fakt do të duhej të trajtohej si çështje e brendshme e Kosovës dhe institucioneve të saj të cilat mbi bazën e “Pakos” do ta bënin zgjidhjen e kësaj “çështje” (sepse Kosova me asnjë vend në rajon nuk ka mosmarrëveshje politike të njohura ndërkombëtarisht).
Zgjedhjet politike që mund të ofrohen si alternativë për zgjidhjen e çështjes së veriut, të cilat eventualisht mund të jenë si kompromise të reja politike mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim ndërkombëtarë, do të ishin në kundërshtim me projektin “Pako”, sepse Kosova ka bërë njëherë një kompromis të madh dhe ka pranuar planin “Pako” (duke e ditur që më 2007 se Mitrovica do të ketë strukturë qeverisëse prej dy komunash dhe decentralizim me formën e krijimit të komunave të reja në disa pjesë të Kosovës), i cili do të ketë edhe efekte politike edhe administrative. Ky ishte kompromisi i madh politik që kërkohej në atë kohë nga Kosova. Pas përmbushjes së qëllimeve të “Pakos” tani tentohet të gjendet një lidhje me “Pakon” e cila mundet vetëm ta dëmtojë procesin e suksesshëm të përmbushjes së “Pakos”.
Ndryshimi i strukturës së Kuvendit të Republikës së Kosovës duke e rritë numrin me ulëse të rezervuara është një devijim nga qëllimet e “Pakos”, tanimë edhe të Kushtetutës, sepse është jashtë çdo standardi përfaqësimi i interesave të serbëve të veriut në institucione të Kosovës kur ata kanë përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe institucione tjera. Kjo mund të jep edhe disa elemente – shenja të ndërrimit të formës së rregullimit shtetëror nga forma e shtetit të thjeshtë, unitar që kemi.
Nuk janë në interes të institucioneve dhe stabilitetit politik të Kosovës ndryshimet dhe zgjidhjet tjera të cilat bien ndesh me frymën e “Pakos” dhe Kushtetutës aktuale, sepse mund të na sjellin në situata të pa parashikueshme politike dhe mjaft provokuese në stabilitetin politik të vendit.
Çdo tentim për zgjidhje përmes fuqisë politike nga brenda me arsyetimin se duhet qeveri më unike, më e fortë dhe më gjithëpërfshirëse për zgjidhje të qëndrueshme në veri, do të jetë një zgjidhje me pasoja politike për interesat afatgjata të Kosovës dhe institucioneve të saj, sidomos atyre të sigurisë të cilat do të jenë të sfiduara në afat të pacaktuar me problemet që mund ti sjell ndonjë marrëveshje politike përtej frymës së “Pakos” dhe Kushtetutës aktuale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEJGJGJG.jpg)
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re