LAJMI I FUNDIT:

A do të munden meshkujt të lindin foshnja?

A do të munden meshkujt të lindin foshnja?

Në qoftë se mitra nuk është e domosdoshme për zhvillimin e foshnjës, përse atëherë edhe meshkujt nuk do të mund të lindnin?

Para disa muajve u lindën treneq. Dy vashëza u zhvilluan normalisht në mitrën e nënës, ndërsa vëllai i tyre u zhvillua në zgavrën e abdomenit, afër enëve të gjakut, gjë që i kanë siguruar sasi të mjaftueshme të ushqimit. Që të tri foshnjat u lindën pa ndonjë komplikim, me anë të prerjes cesarike.

Në qoftë se mitra nuk është e domosdoshme për zhvillimin e foshnjës, përse atëherë edhe meshkujt nuk do të mund të lindnin? Një ndërmarrje e tillë do të kërkonte fekondimin jashtë mitre, e pas kësaj embrioni do të mbillej në zgavrën e abdomenit në mënyrë artificiale, mu në vendin ku do të furnizohej me sasi të mjaftueshme të gjakut, ku do të kishte mjaft sipërfaqe për t’u rritur, pa ndonjë rrezik që t’i rrezikojë organet vitale të babait. Do të nevojitej patjetër edhe një terapi hormonale, në mënyrë që të mbahej shtatzënësia, mjaft mirëkuptim për dhembjet e tija, dhe, nëse çdo gjë do të shkonte në rregull, prerja cesarike do të bëhej pa ndonjë problem me rastin e lindjes.

Marrë në përgjithësi, nuk është e pamundur, por është shumë më lehtë nëse keni hormonet përkatëse dhe çerdhen tashmë të lindur për beben tuaj. Zonja, keni mbetur të befasuara, apo jo? /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori