Polonia sivjet u bë prodhuesi më i madh i mjedrës në botë, duke e tejkaluar në këtë mënyrë Serbinë, e cila me vite e kishte këtë primat. Mjedrën këto dy shtete e shohin si produkt shumë me rëndësi dhe profitabil, sa që njihet edhe si ar i kuq. Kultivimi masiv i mjedrës lehtë është i mundur edhe në Kosovë, por duhet organizimi, thonë ekspertë.
Kosova njihet me deficit të madh tregtar, pasi shumica e produkteve importohen nga vendet e ndryshme. Problem i shumicës së prodhuesve vendorë, veç tjerash është edhe plasimi i produkteve nëpër tregje të huaja, për çka përveç emrit nevojitet edhe plotësimi i disa standardeve ndërkombëtare të kualitetit.
Por, në vendin tonë ka edhe mundësi tjera të prodhimit, me të cilat lehtë mund të plotësohen standardet ndërkombëtare dhe ajo që është ndoshta vështirë e besueshme, edhe më lehtë të eksportohen.
Njëra prej tyre është kultivimi i arit të kuq si quhet në disa vende, përkatësisht kultivimi i mjedrës, për çka nuk duhen shumë investime, por edhe kthimi i investimeve si dhe profiti arrihen në një afat të shkurtër.
Këtë për "Ferma Ime" e thotë eksperti i prodhimit të pemëve, Maxhun Shehaj. “Kostoja e ngritjes së një hektari mund të shkojë deri në 12 mijë euro, varësisht nga teknologjia apo origjina e materialit fidanor. Nëse fidanet blihen në Kosovë është më i lirë, ndërsa nëse blihen nga Anglia p.sh. është deri 80 cent një fidan“.
Eksperti Shehaj, i angazhuar në projektin e USAID-it “Mundësitë e Reja për Bujqësi” NOA, zbulon edhe mundësitë e fitimit nga një hektar të mbjellur me mjedër. “Kultivimi i mjedrës është shumë profitabil. Momentalisht çmimi i një kilogrami është 2 euro, që është një çmim shumë i mirë. Nga një hektar, mund të kultivohen rreth 15 mijë kg mjedër, që i bie me çmimin aktual, 30 mijë euro fitim bruto brenda një sezoni”.
Kësaj duhet shtuar edhe atë se jetëgjatësia komerciale e fidanëve është rreth 15 vite.
Se kultivimi i mjedrës është një biznes profitabil, e thotë edhe Avni Shabani nga Podujeva. Ai përmes firmës APC, kishte filluar të kultivojë mjedra në vitin 2007 dhe gradualisht ka rritur hapësirën e kultivimit, për shkak të kërkesave të vazhdueshme na jashtë. Ai për "Ferma Ime" thotë se tani ka të mbjellura 7 hektarë me mjedra dhe 99 për qind të sasisë eksporton. “Prodhimi ynë nuk mjafton për eksport, por mbledhim mjedër edhe nga kooperantët e tjerë dhe thuajse tërë sasinë e eksportojmë”, sqaron Shabani.
Eksportet kryesisht bëhen në vendet e Bashkimit Europian, duke filluar nga Gjermania, Austria, Holanda etj.
Ai thotë se ka mjaft hapësirë për prodhimin e mjedrës në Kosovë, por edhe hapësirë të mjaftueshme për eksport. “Tash kemi filluar një bashkëpunim me projektin NOA të USAID-it, edhe përmes Kuvendit Komunal të Podujevës, që t’i përkrahim fermerët e rinj të cilët kanë treguar interesim për të ngritë fusha të reja me mjedra dhe deri tani janë paraqit mbi 20 hektarë që planifikohet të mbillen me këtë kulturë në vitin e ardhshëm”, thotë ky kultivues dhe eksportues i mjedrës.
Profitin e sigurt me mjedër, e ka nuhatur edhe Geg Zefi, i firmes Bio-Buzmi nga Ferizaj.
Shabani thotë se sivjet për të është viti i parë i kultivimit të mjedrës dhe ka të mbjellur 10.000 fidane, në një hektarë. “Fidanët i kam fituar si grand nga projekti NOA i USAID-it. Është ky viti i parë i kultivimit dhe pres profit, pasi ashtu kam dëgjuar se ka treg të sigurt për këtë kulturë”. /FermaIme/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze