LAJMI I FUNDIT:

A do ta lansojë Steve Jobs edhe tabletin iPad 2?

A do ta lansojë Steve Jobs edhe tabletin iPad 2?

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Apple, prezentuesi i jashtëzakonshëm Steve Jobs është momentalisht në pushim mjekësor.

Mirëpo, përkundër faktit se ai nuk është prezent në punë, ai pati premtuar se do të jetë i pranishëm gjatë lansimit të gjeneratës së dytë të kompjuterit më të famshëm tablet, modelit iPad 2.

Derisa pritet që dita e nesërme të jetë edhe data historike e lansimit të iPad 2,pyetja që të gjithë mediat e kanë shtruar është nëse në këtë njoftim të madh medial, do të paraqitet edhe drejtori i kompanisë Apple, i cili është i njohur për lansimin e produkteve të reja.

Sipas faqes SetteB thuhet se Steve Jobs do të jetë i pranishëm në ngjarjen e paralajmëruar për 2 shkurt, mirëpo ende nuk dihet nëse ai do ta prezantojë tabletin më të ri të kompanisë së tij. / Telegrafi /