Është një nga vendet më të mbyllura dhe më sekrete në Tokë. Por, për 18 muaj, gazetarët e BBC-së, Sue Lloyd Roberts dhe Michael Bristow, kanë dëshmuar disa nga aspektet më të çuditshme të jetës në Korenë e Veriut, një vend që tashmë është në zi pas vdekjes së liderit Kim Jong-il.
Spikerja në televizionin shtetëror, që e solli lajmin para kombit, ishte e veshur në të zeza dhe mezi ia dilte t’i mbante lotët. Ajo tha se 69-vjeçari kishte vdekur nga një sulm në zemër, pas punës së madhe fizike dhe mendore, edhe jashtë orarit të punës. Ky lajm pastaj shkaktoi të qara masive e histerike në rrugët e Phenianit.
Koreanoveriorët janë mësuar që në moshë të hershme të shprehin përkushtimin për Kim il-Sungun, të ashtuquajturin Udhëheqësi i Madh, i cili vdiq në vitin 1994, dhe për Udhëheqësin e Dashur, Kim Jong-il.
Në Departamentin për gjuhë të huaja të universitetit shtetëror, gazetarët britanikë pyesin studentët se si ia kanë dalë ta mësojnë kaq mirë anglishten.
"Falë Udhëheqësit të Madh”, tha një i ri, "ne jemi lejuar të shikojmë filma anglez dhe amerikan, si The Sound of Music (Tingulli i muzikës, film i vitit 1965 – v.j.)”.
Kur janë pyetur se cilët liderë botërorë ata adhurojnë, pos Udhëheqësit të Dashur, ai u përgjigj shpejtë: "Stalini dhe Mao Zedong”!
Megjithatë, studentët nuk kishin dëgjuar për Nelson Mandelan.
Shumë fëmijë angazhohen të pastrojnë shkallët deri te statuja 18.2 metra e lartë e Udhëheqësit të Madh, që dominon Phenianin. Kim il-Sung vdiq 16 vjet më parë, por ai është ende presidenti i vendit, dhe ka më shumë se 500 statuja të tij në vend.
"Ai është i pavdekshëm", thotë një ciceron 24-vjeçar. "Ne nuk besojmë se ai ndërroi jetë".
Nuk është çudi se 3 mijë apo më shumë koreanoveriorë që kanë ikur nga shteti më i izoluar dhe më sekret në botë, kur arrijnë në Korenë Jugore ndihen se kanë aterruar në një planet tjetër.
Koreanojugorët mund të përdorin telefonat e tyre mobilë për të paguar në supermarkete; kanë lidhjet më të shpejta në botë të internetit për person; nëse doni, ka aparate dhe tastiera me prekje në çdo rrugë, që ju mundësojnë të dërgoni foto p.sh. te miku juaj.
Të gjithë të ardhurit nga Koreja e Veriut kalojnë muaj të tërë në shkollat e posaçme shtetërore për të mësuar se si të përballen me shekullin e 21.
Televizioni i Koresë së Veriut transmeton vetëm biografi “shenjtërore” të të dy udhëheqësve dhe fotot që nderojnë ushtrinë e vendit, fermat model, fshatrat model etj.
Rojet tona ndoshta nuk kanë parë asnjë lloj lajmi apo dokumentari për shtetin e tyre apo pjesën tjetër të botës. Ata nuk lejohen, dhe nuk munden, sepse askush nuk ka qasje në internet në Korenë e Veriut.
Në vend të kësaj, koreanoveriorët kanë një intranet të veçantë të brendshëm, me të cilin gazetarët u njoftuan në Universitetin e Phenianit.
Një student pasuniversitar i metalurgjisë, cili e flet mirë anglishten, tregoi se ai nuk mund të krahasoj studimet e tij me kolegët, ta zëmë në Londër apo Los Angeles, sepse sistemi nuk e mundëson këtë.
Por, shtoi ai, "Udhëheqësi i Dashur ka mirësi të vë gjithçka që na duhet në sistemin tonë të intranetit”.
Koreja e Veriut është e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Aty ka pak vizitorë dhe shumë nga ata kufizohen të shohin disa pjesë të zgjedhura të Phenianit.
Izolimi i ka bërë koreanoveriorët të zhvillojnë mënyrë të tillë të jetesës që rrallë shihet diku tjetër. Njerëzit presin me gërshërë barin anash rrugëve, një veprim që merr shumë kohë, ndërsa i pastrojnë trotuaret me brusha të ashpra dhe fasha, artikuj këta që përdoren më shumë në shtëpi.
Qyteti është i zymtë dhe i pangjyrë, me shumë pak ndërtesa të reja.
Politika është kudo në Korenë e Veriut – edhe në lule. Lideri Kim Jong-il dhe babai i tij, themeluesi i Kores së Veriut, Kim il-Sung, kanë lule që mbajnë emrat e tyre.
Momentalisht është një ekspozitë në qendër të Phenianit që shfaq dy lule, të quajtura "Kimjongilia" dhe "Kimilsungia".
Ishte një festë në Korenë e Veriut, dhe qindra njerëz – ushtarë, çifte dhe familje me fëmijë – endeshin rreth qendrës së ekspozitës. Shumë bënin fotografi para luleve. Kjo është një masë e përkushtimit që disa njerëz e tregojnë ndaj dy burrave të vetëm që kanë qeverisur këtë shtet të fshehtë komunist.
Respekti i tillë u dha edhe nga Pak Mi-gyong, cicerone në ekspozitën e luleve, që fliste anglisht.
Gazetarët kërkuan nga ajo që të fotografohet para portretit gjigant të dy z. Kimve, që varej në korridorin kryesor. Ajo tërhoqi vërejtjen se kur bëhet fotografia, “duhet të jem e kujdesshme që të futen trupat e burrave në kornizë”.
"Ata janë liderët tanë dhe ne i respektojmë nga brendia e zemrave tona. Ne nuk lejojmë që njerëzit e tjerë të presin fotografitë e tyre", tha ajo me zemërim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite