Rreth 300 mijë dollarë ka paguar kompania “Energji” shpk e pronarit të “Agon Channel” Francesco Becchetit për fondacionin e bashkëshortes së ish-kryeministrit, Liri Berisha.
Në bilancin zyrtar të kompanisë “Energji shpk”, të siguruar nga gazeta “Tema”, pronari i saj ka deklaruar se shoqëria e tij ka paguar për fondacionin e fëmijëve shqiptarë të Liri Berishës, një shumë që shkon rreth 300 mijë dollarë.
Bëhet fjalë për kompaninë “Enegji shpk”, e cila sipas Prokurorisë, ka pasur rreth 7 milionë dollarë detyrim për të paguar tatimin mbi fitimin dhe nuk e ka bërë atë. Në bilancin përfundimtar për vitin 2013, rezulton se kjo shoqëri ka një fitim të deklaruar prej 706.177.512.00 lekë dhe në bazë të ligjit shqiptar, ajo i detyrohet shtetit të paguajë 70.617.751.20 lekë, të cilat sipas Prokurorisë nuk i ka paguar, duke devijuar të ardhurat nga kompania në një llogari tjetër, e cila penalizon dhe drejtoreshën e bankës që ka lejuar veprimin.
Kontributi i kësaj kompanie për fondacionin e Liri Berishës, është jo vetëm shumë i madh, por thuajse dhe i vetmi zë në “Sponsorizime dhe donacione” që ka bilanci.
Në zërin “Sponsorizime dhe donacione” kjo kompani ka deklaruar në zërin aktiv 23 246 129 lekë, nga të cilat nëse shikohet analiza e zërave të bilancit, 22 194 510 lekë i takojnë fondacionit të Liri Berishës në zërin aktiv dhe, 7 430 600 lekë në zërin pasiv.
Shuma është e jashtëzakonshme, po të kemi parasysh se fondacioni i Liri Berishës është fondacioni i vetëm që kjo kompani ka bërë donacione, dhe këto donacione mbyllen në vitin 2013, dhe nuk vijojnë më pas. Vëmendja ndaj kësaj kompanie u rrit ndërsa prokuroria e ka vënë nën akuzë për devijim të parave dhe evazion fiskal, ndërsa Berisha dhe djali i tij i dolën në mbrojtje menjëherë, duke akuzuar qeverinë se po e sulmon politikisht.
Faktet provojnë se Liri Berisha është përfituesja më e madhe dhe thuajse e vetmja nga donacionet e kësaj kompanie dhe kjo justifikon dhe mbrojtjen e zjarrtë të djalit dhe burrit të saj për këtë kompani. Berisha deklaroi se ishte sulm politik, ndërsa Shkëlzeni, që reagoi i pari, e quajti kompaninë tërësisht të pastër, dhe nëse ka detyrime fiskale.
Duke pare bilancin e deklaruar nga “Energji shpk” del se studioja “Tashko Pustina”, për gjithë shërbimet ndaj saj është paguar me 2 439 480 lekë, ose 100 herë më pak se Liri Berisha, e cila nuk i shet shërbime, por piktura. Nuk është e specifikuar si e ka paguar, por mendohet se një pjesë ka shkuar në blerje pikturash në ballot luksoze të Liri Berishës dhe ndoshta një pjesë në pagesa direkt në para, shkruan gazeta "Tema".
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë
Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro
Vdekja e një të riu në Prizren, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për lëndim trupor dhe mosdhënie të ndihmës
Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit