LAJMI I FUNDIT:

Marrja e statusit, ministrat e qeverisë “Rama” në Holandë

Marrja e statusit, ministrat e qeverisë “Rama” në Holandë

Holanda është vendi, i cili është shprehur mjaft skeptik nëse Shqipëria duhet të marrë statusin ose jo. Për këtë arsye 6 ditë përpara mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së për marrjen e vendimit për statusin e Shqipërisë, tre ministra të kabinetit “Rama” ndodhen në Holandë për një vizitë të rëndësishme zyrtare.

Ministrja e Integrimit të Shqipërisë në BE, Klajda Gjosha do të zhvillojë sot një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të këtij shteti. Takimi i parë është planifikuar me këshilltaren e kryeministrit Lesleyd’Huy. Në vijim do të zhvillohet një takim në Senat me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Çështje Evropiane.

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, do të raportojnë dhe dëshmojnë për reformat e ndërmarra deri tani, si dhe planin konkret të masave që qeveria po vë në zbatim për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe të lëna nga Komisioni, duke u përqendruar sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë vizitës në Holandë, ministrat do të marrin pjesë në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Çështje të Bashkimit Europian, ku do të tregojnë konkretisht punën e qeverisë, si dhe vullnetin e vizionin e saj , ku procesi integrimit mbetet një nga prioritetet më madhore. Qëllimi i kësaj vizite, veç dëshmisë reale për progresin që ka bërë vendi është edhe përmirësimi i imazhit të Shqipërisë,mjaft i rëndësishëm në një kohë kur vetëm pak ditë na ndajnë nga vendimi për statusin.


Gjatë turit të takimeve të zhvilluara në Francë, Bruksel, Suedi dhe shtete të tjera, delegacioni shqiptar i ministrave ka marrë vlerësime mjaft pozitive, çka shpresohet të ndodhë edhe në këtë vizitë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori