Është prezantuar dokumenti për shëndetin për nëna dhe fëmijë, duke theksuar çështjet kyçe shëndetësore për ta dhe rekomandimet për përmirësimin e gjendjes, organizuar nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Zyra e Organizatës Botërore e Shëndetësisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
Në këtë prezantim janë paraqitur edhe rezultatet kryesore të MICS-it (Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë) 2013 – 2014 në lidhje me situatën e fëmijëve, grave dhe burrave në Kosovë.
Zhvilluesit e projektit, me asistencë teknike të ekspertit ndërkombëtar, Giorgio Tamburlini, kanë për qëllim përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë në reformat strategjike shëndetësore dhe programet e intervenimit për të adresuar dhe zvogëluar pabarazitë.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se raporti është në përputhje me motivimin e MSH-së për të parandaluar vdekjet e fëmijëve dhe nënave dhe për të përmirësuar shëndetin e popullatës.
Rrahmani tha po ashtu se raporti prezanton edhe disa shqetësime që kanë të bëjnë me përfshirjen jo adekuate të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në procesin e imunizimit, ngecjet në rritje dhe disa probleme shëndetësore, të cilat duhet të adresohen më mënyrë sa më gjithëpërfshirëse.
“E konsiderojmë me prioritet të veçantë përfshirjen e të gjithë fëmijëve në procesin e vaksinimit, ndërkohë që jemi duke zbatuar disa intervenime bashkë me IKSHP-në për përmirësime në këtë fushë, në ngritjen e cilësisë së Kujdesit parësor Shëndetësor përmes edhe vizitave shtëpiake, përgatitjen e planit për të ushqyerit, etj”, tha ministri Rrahmani.
Ndonëse e vlerësoi si fakt pozitiv rënien e vdekshmërisë së foshnjave, Ministri Rrahmani tha se raporti do të merret si referencë e mirë për të përmirësuar indikatorë të ndryshëm shëndetësor, ndërkohë që MSh do ta ngre nivelin e përgjegjësisë dhe llogari- dhënies me qëllim të forcimit të shërbimeve shëndetësore dhe zbatimit edhe të reformës shëndetësore.
Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, tha se raporti jep të dhëna të rëndësishme të cilat do t’i ndihmojnë partnerët për përmirësimin e indikatorëve që lidhen me shëndetin e nënës dhe të fëmijës. Ajo e vlerësoi si shumë të rëndësishëm ngritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe partneritetin mes tyre ne zbatimin e rekomandimeve të raportit. Të dhënat, duhet shikuar në mënyrë të veçantë lidhur me shëndetin e fëmijëve.
Shefi i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla, tha se Studimi MICS i kryer për herë të parë në Kosovë na sjell në duar disa tregues të gjendjes shëndetësore që na kishin munguar përgjatë gjithë kësaj periudhe.
“Shkalla e vdekshmërisë në fëmijërinë e hershme si dhe shkalla e keq-ushqyeshmërisë apo mbipeshës së fëmijëve, janë vetëm disa nga indikatorët me interes dhe rëndësi të veçantë për të gjithë, ne që për vite të tëra jemi përpjekur të ndihmojnë përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për fëmijët. Të paktën tani do të kemi një referencë të besueshme për të matur dhe vlerësuar efektin e intervenimeve tona. Kjo nuk do të rrisë vetëm kënaqshmërinë tonë me punën, por shpresojmë të rrisë edhe mbështetjen politike dhe të vendim-marrësve për angazhimin e mëtejmë në këtë mision”, tha Syla.
Bashkim Belaça nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës tha se qëllimi themelor i studimit ka qenë që të nxirren të dhëna faktike lidhur me fëmijët, gratë dhe burrat në sferën e shëndetësisë dhe edukimit.
“Të dhënat do të jenë një input i rëndësishëm që do t’u shërbejë institucioneve të linjës që të hartojnë politika zhvillimore”, tha Belaça.
Një prezantim për Programin Global Studimor Gjithëpërfshirës të ekonomive familjare, përkatësisht mënyrën si bëhet ky program nga UNICEF-i dhe çka është ai, e ka bërë Agron Gashi nga UNICEF-i, derisa Giorgio Tamburlini, ka bërë prezantimin e një raporti dhe rekomandimet për ndërtimin e një politike shëndetësore që mundëson përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë, transmeton koha.net.
Përndryshe, raporti i prezantuar gjen se vdekshmëria perinatale në Kosovë ka shënuar rënie por mbetet ende e lartë në mesin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian; të ushqyerit me qumësht të gjirit në nivel më të mirë se rajoni; imunizimi në shkallë të lartë me përjashtim të komunitetit rom, ashkali, egjiptian; përmirësim i përdorimit të burimeve të ujit; nivel i ulët i vijueshmërisë së fëmijëve në edukimin e hershëm të komunitetet vulnerabile, etj.
Aktiviteti dhe takimi janë mbështetur nga Qeveria e Austrisë dhe Dukës së Madh të Luksemburgut, si pjesë e programit të përbashkët UNFPA-UNICEF-OBSh në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A