Karl May, shkrimtari i njohur gjerman i shekullit XIX, autor romaneve aventuriere me tema nga Perëndimi i Egër, nuk ka qenë kurrë në tokat shqiptare. Mirëpo, përshkrimet e tij për “Grykat e Ballkanit”, për malet e egra shqiptare, kanë shtyrë shumë mësimdhënës nga Sulzbach-Rosenberg që ta marrin një rrugëtim nëpër Shqipëri.
Pas aterrimit në Tiranë, grupi vizitoi qytetin malor, Krujën, ku heroi kombëtar i shqiptarëve, Skënderbeu, gjatë shekullit XV u kishte bërë ballë otomanëve për disa dekada dhe i cili për herë të parë kishte krijuar diçka që ngjan me një shtet të mëvetësishëm shqiptar. Në Krujë, krahas muzeut etnografik, ndodhet edhe muzeu i Skënderbeut, por i cili për vizitorët gjermanë ngjanë më shumë me Valhallan – me botën mitike të vikingëve, aty ku përfundojnë heronjtë e ku e takojnë perëndinë Odin.
Vizita në kryeqytet, në Tiranë, u kufizua me një udhëtim qarkor dhe me një vizitë në Muzeun Kombëtar dhe në Xhaminë Ethem Bej. Ditën tjetër, grupi mori rrugën drejt Elbasanit. Ky qytet, nën sundimin e diktatorit komunist Enver Hoxha, ishte bërë qendër e industrisë së çelikut. Sallat gjigante sot janë shndërruar në gërmadha industriale.
Ekipi ka vizituar edhe Ohrin dhe Dibrën, si dhe Shkupin, aty ku një urë ndanë pjesën e vjetër orientale me qendrën moderne. Për ta ishin irituese shtyllat dhe harqet me motive antike, por me prapavijë nacionaliste, me të cilat sheshi po rimodelohej sheshi.
Pas vizitës së qytetit antik Stobi, përmes Ohrit grupi merr rrugën malore nëpër Shqipëri. Kudo gjatë rrugës ata hasën në bunkerë të vegjël për një person, kurse qindra mijëra të tillë i kishte ndërtuar Enver Hoxha nga frika që kishte prej fqinjëve, shkruan .oberpfalznetz.de.
Pas vizitës që i bëri muzeut të ikonave në Korçë, grupi mbërrin në qytetin Gjirokastër, në vendin e lindjes së Enver Hoxhës. Qyteti i vjetër shtrihet në një kodrinë dhe, në saje të ndërtesave që ka, i është njohur statusi i trashëgimisë kulturore të botës, ashtu si dhe gërmadhave të qytetit antik Butrinti, përballë ishullit të Korfuzit.
Në përmbyllje të udhëtimit, grupi ka vizituar qytetin bregdetar, Sarandën, e pastaj Beratin.
Karl May inspiroi këtë grup për ta ndërmarrë këtë udhëtim. Ata përshkruajnë përjetimet e tyre, por nuk krahasojnë pohimet e Mayt në veprën e vitit 1892, “Durch das Land der Skipetaren” (Mes për mes vendit të skipetarëve). Mayt nuk i ra kurrë rruga në rajonet e banuara me shqiptarë, as kur ai ndërmori udhëtimin e tij nëpër Orient në vitin 1898, kur synoi të përshkonte me këmbë territoret e përshkruara me aq detaje dhe me kolorit mbresëlënës vetëm përmes forcës së fantazisë.
Ky autor i përshkruan shqiptarët në mënyrën më negative. Studiuesi i këtij autori, Michael Schmidt-Neke, në një prononcim më të hershëm për DW ka thënë se imazhi i shqiptarëve nuk është tërësisht negativ.
"Si bir i shekullit të XIX, May ka qenë i ndikuar nga stereotipet raciste të këtij shekulli. Kur vjen puna tek prezantimi i shqiptarëve ai është vërtet i diferencuar. Ai i pikturon ata me të zezë, por edhe me të bardhë", ka thënë ai. “Kur Karl May përshkruan xhandarët shqiptarë në Kurdistan apo diku tjetër, duke i paraqitur ata si jashtëzakonisht brutalë, të tmerrshëm dhe pak inteligjentë. Ndërsa, imazhi i shqiptarëve në vendin e vet është relativisht i diferencuar. Uni rrëfyes, Kara Ben Nemsi me të cilin May shpesh identifikohet, lufton kundër hajdutëve shqiptarë, por ai edhe bën ujdi me krerët e fiseve shqiptare, të cilëve u shpëton jetën dhe May na jep një imazh pozitiv të tyre".
Ajo çka e bënë më intriguese këtë autor – i cili i ka krijuar personazhet që më vonë u bënë edhe më të njohura përmes kinematografisë, si Winnetou dhe Old Shatterhand – është fakti se ai ka qenë i adhuruar nga lideri nazist, Adolf Hitler. Madje, në një biografi të tij, thuhet se duke u inspiruar nga veprat e Mayt, Hitleri vendosur të mos dorëzohej kurrë. Mu për këtë, ua ka rekomanduar ato stafit të tij të gjeneralëve dhe ushtarëve në front – për të cilët ka përgatitur botime speciale – gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Albert Speer, bashkëpunëtor i Htilerit dhe i dënuar në Gjyqin e Nurembergut, thotë se kur Hitleri ballafaqohej me situata të pashpresa, lexonte rrëfimet e Mayet, sepse ato i jepnin kurajë.
“May ishte për të siç është filozofia apo Bibla për dikë tjetër”, ka thënë Speer.
Studiuesi Klaus Mann i ka kritikuar veprat e Mayt, duke thënë se ishte “mentor” i Hitlerit.
Në vitin 1966, xhirohet filmi “Winnetou und das Halbblut Apanatschi”, në koproduksionin gjerman dhe jugosllav. Disa skena janë xhiruar në Kosovë, ndërsa rolin e Hankut e ka luajtur Abdurrahman Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor
Mbahet seanca gjyqësore për rastin “Kobra”, ai thotë se nuk ndihet fajtor
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje