LAJMI I FUNDIT:

Betohet kryetari i ri i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha

Betohet kryetari i ri i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha

Lulzim Basha bëri të hënën betimin si kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, duke iu rikthyer demokratëve bashkinë më të madhe dhe më të rëndësishme në vend pas 11 vjetësh të qeverisjes socialiste të Edi Ramës, tashmë ish-kryetar bashkie.

Ardhja e zotit Basha në krye të bashkisë kaloi në një process të gjatë gjyqësor dhe një sërë vendimesh të Kolegjit Zgjedhor, të kontestuara nga opozita, e cila e konsideron fitoren e tij “të vjedhur në tavolinë” pasi në fund të procesit të numërimit, kandidati i opozitës Edi Rama, kryesonte me 10 vota.

Procesi i numërimit të votave të kontestuara dhe të hedhura në kutitë e gabuara, process i mbështetur edhe nga Kolegji Zgjedhor me vendimet e tij, nxori zotin Basha fitues me më pak se 100 vota më shumë se zoti Rama.

Kryetari i ri I bashkisë, Lulzim Basha, ka lindur në Tiranë në vitin 1974 dhe është jurist me profesion, i angzhuar politikisht vitet e fundit në Shqipëri. Në periudhën 2007-2009 ishte ministër i jashtëm dhe më pas ministër i brendshëm.


Zoti Basha dha dorëheqjen si ministër i brendshëm për t’u angazhuar në garën për Tiranën përballë kryetarit të opozitës dhe kandidat i saj për këtë bashki, Edi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Kronika e Zezë
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Kalo në kategori