LAJMI I FUNDIT:

Plazhi i Durrësit, pastrim 24 orësh

Plazhi i Durrësit, pastrim 24 orësh

Ndërmarrja komunale e plazhit në Durrës është në përfundim të përgatitjeve për fillimin e sezonit turistik. Në një sipërfaqe totale prej 18 hektarë, kjo ndërmarrje ka përfunduar prej kohësh pastrimin e leshterikut dhe mbeturinave të tjera, ndërkohe që mjetet dhe fuqia punëtore janë në gatishmëri.

Drejtori, Ali Karaj, shprehet se megjithë pengesat që vijnë nga mosmiratimi i buxhetit të bashkisë, këtë vit do të ketë një veçanti në lidhje me heqjen e mbeturinave nga plazhi, pasi ky proçes do të funksionojë edhe gjatë natës duke u shtrirë në një shërbim 24-orë.

“Tani jemi në fazën përfundimtare. Presim të bëjmë plugimin dhe disifenktimin e sipërfaqes së rërës dhe kjo brenda javës që vjen përfundon. Të gjitha mjetet i kemi në gatishmëri të plotë. Preparatet kimike nuk na mungojnë, veglat e punë nuk na mungojnë, megjithë vështirësitë e mëdha që kemi pasur në drejtim të mosmiratimit të projekt buxhetit”, tha Karaj.

Bashkia e Durrësit ende nuk e ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për këtë vit. Plazhi i Durrësit është plazhi më i madh ranor në bregdetin e Adriatikut, ndërkohë që kërkesat për plazhe private rriten vit pas viti. Deri në këtë periudhë bashkia nuk ka miratuar asnjë kërkesë për plazh privat, por pronarët e këtyre plazheve, ashtu si edhe vitet e kaluara, tentojnë të zënë gjithë sipërfaqen e rërës, ndonëse liçensa për këto plazhe parashikon zënien e një hapësire rëre me përmasa 20 me 10 metër, raportoi AS./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori