LAJMI I FUNDIT:

Rama: Instalimi i sistemit të dhunës dhe frikës

Rama: Instalimi i sistemit të dhunës dhe frikës

Krye opozitar Edi Rama tha të dielën se kërkesa e komisionit parlamentar të shumicës për marrjen e përgjimeve të bisedave të krerëve të shtetit dhe krerëve të shërbimeve të saj të sigurisë, është e paligjshme dhe pjesë e “një plani makabër” që është, sipas tij, instalimi i sistemit të dhunës dhe frikës.

Rama i bëri apel bashkësisë ndërkombëtare – SHBA-ve dhe BE-së, duke theksuar se “dhuna ndaj institucioneve po kërcënon shembjen e plotë të një shteti të dobësuar sistematikisht”. Rama tha se “kjo dhunë zbulon me gjithë përmasën e vet rrezikshmërinë që paraqesin për vendin kjo qeveri dhe ky kryeministër”.

“Mos lejoni që në Shqipëri të vijojnë të ndodhin këto që po ndodhin dita-ditës”, tha kreu i opozitës, duke nënvizuar se opozita është e gatshme për dialog e kompromis në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por shtoi se opozita nuk do të pranojë kurrë status quo-në. Rama tha se vendi është në një krizë e jashtëzakonshme.

Kryetari i opozitës tha se gjithë sa po ndodh “po na provon sesa poshtë ka rënë qeveria e këtij vendi dhe në çfarë rreziku është Shqipëria”. I pyetur të komentojë arrestimin e tre personave të akuzuar se po përgatisnin vrasjen e tij, Rama tha se nuk do të bënte asnjë koment për këtë sepse, siç tha ai, jeta e tij nuk është më e shtrenjtë se “jeta e atyre tre burrave të ndershëm” që u vranë më 21 janar. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori